Lidhja Demokratike dega Plavë Guci zgjodhi kryesinë e re

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryetari i LDSH në Mal të Zi, z. Ivan Ivanaj, njofton se dje u mbajt Kuvendi zgjedhor i degës së LD për Plavë Guci. Në njoftimin ndër të tjera thuhet:” https://www.facebook.com/share/p/kc7yWr4z4V7csuxK/?mibextid=WC7FNe Sot në Guci u mbajt Kuvendi i Këshillit Komunal të LDSH-së. Kuvendi i përbërë nga 43 delegatë, zgjodhi kryesinë e re e cila do të udhëheqë me këtë këshill në 4 vitet e ardhshme.  Puna e deritashme e këtij këshilli të udhëhequr nga Bujar Hasangjekaj, për 11 vite ishte e suksesshme dhe partinë tonë…

Lexo më shumë

VITET 1970-1980 PERIUDHA E ARTE E STUDENTËVE SHQIPTARË NË KROACI

Prof. Dr Naser FERRI Universiteti i Zagrebit (Sveučiište u Zagrebu) i themeluar në vitin 1669 herët i kishte hapur dyertë per studentet shqiptarë sidomos nga Kosova.Studenti i parë pejan (dhe njeri nder studentet e parë shqiptarë në përgjithësi) në këtë universitet kishte qene Hivzi Meraku i regjistruar ne Shkollen e Lartë Ekonomike ne kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë në vitin 1936 dhe i diplomuar në kohen e NDH-së (Nezavisna Država Hrvatska-Shtetit të Pavarur Kroat) të Ante Paveliqit ne vitin 1943, i cili më vonë kishte ushtruar dëtyra të rëndësishme shtetërore.Pas…

Lexo më shumë

Botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami lobon për Kosovën në Kongresin Amerikan

Kërkon që Kongresi të angazhohet më shumë për Kosovën, të ndihmojë Ushtrinë dhe kapacitetet e saj mbrojtëse Nga Ruben Avxhiu Botuesi i gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”, Vehbi Bajrami vazhdon lobimin për Kosovën në Kongresin Amerikan. Pas disa takimeve në New York, në këto muajt e fundit, dje ka udhëtuar në kryeqytetin amerikan Washington, për një sërëtakimesh me kongresistë në zyrat e tyre. Botuesi Bajrami u prit nga Jim Himes, kongresist ngaConnecticut, Anëtari Më i Lartë I Komitetit të Përhershëm përInteligjencën dhe anëtar i hershëm i Kaukusit të InteresaveShqiptare në Kongresin Amerikan; Seth Moulton kongresist ngaMassachusetts dhe ish-oficer i marinsave amerikanë, anëtar iKomitetit të Dhomës për Shërbimet e Armatosura; Ritchie Torres, kongresist nga New York-u dhe bashkëkryetar i Kaukusittë Interesave Shqiptare; si dhe me Maeve Healy, shefe e stafitdhe këshilltare kryesore e kongresistes Grace Meng, nga New York-u, anëtare e Komitetit të Përcaktimeve, e cila nuk ndodhejatë ditë në Washington. Në këto takime botuesi i gazetës “Illyria” informoi kongresistëtdhe këshilltarët e tyre të afërt për ngjarjet e fundit në Kosovëdhe kërkoi një angazhim më të madh të Kongresit Amerikan nëndihmë të Kosovës. Ndonëse një nga kongresistët e siguroi se Serbia nuk gëzon mbështetje në Kongres, botuesi Bajrami përsëriti se lënia në harresë e Kosovës dhe Ballkanit mund tëketë pasoja të rënda. Nga kongresisti Seth Moulton, i Komitetit që mbulon forcat e armatosura amerikane, ai kërkoi në veçanti ndihmë për forcimine Ushtrisë së Kosovës. Një Kosovë më kapacitete të mëdhambrojtëse është garanci edhe për interesat amerikane në rajon. “Mënyra më e mirë do të ishte forcimi i shpejtë i Ushtrisë sëKosovës dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO”, tha Bajrami. “Kjo ndalon njëherë e përgjithmonë ambicjet territoriale tëSerbisë”. Me kongresistët e tjerë ai foli gjerësisht për situatën në Kosovëdhe rolin destruktiv të Serbisë jo vetëm në Kosovë por edhe nëBosnje dhe Mal të Zi. “Serbia e ka zemrën në Moskë. Ajo do vetëm fondet e BE-së. As politika e as shumica e popullit nuk duan të jenë pjesë e bashkësisë europiane. Janë të kota përpjekjet e BE-së e tëAmerikës që duke e toleruar e përkëdhelur Serbinë shpresojnë se do të heqë dorë nga lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dheKinën”, tha botuesi shqiptaro-amerikan. Kongresisti Seth Moulton premtoi se do të bëhej së shpejtianëtar i Kaukusit Shqiptar në Kongres. Të dy, bashkë me kongresistin Jim Himes premtuan se do të bëjnë një vizitë nëKosovë, për të mësuar për situatën dhe nevojat e saj. LEGJENDAT E FOTOGRAFIVE Vehbi Bajrami (djathtas), me kongresistin Jim Himes, ngaConnecticut, Anëtari Më i Lartë I Komitetit të Përhershëm përInteligjencën dhe anëtar i hershëm i Kaukusit të InteresaveShqiptare në Kongresin Amerikan. Pas takimit me Maeve Healy, shefe e stafit dhe këshilltarekryesore e kongresistes Grace Meng, nga New York-u, anëtare e Komitetit të Përcaktimeve. Vehbi Bajrami dhe Ritchie Torres, kongresist nga New York-u dhe bashkëkryetar i Kaukusit të Interesave Shqiptare Gjatë takimit me Seth Moulton kongresist nga Massachusetts dhe ish-oficer i marinsave amerikanë, anëtar i Komitetit tëDhomës për Shërbimet e Armatosura.

Lexo më shumë

Appleton Post Crescent (1924) / Autorja dhe udhëtarja amerikane Rose Wilder Lane : “Femrat më të bukura në rruzullin tokësor gjenden në Shqipëri. Duhet të shkoni atje për të parë këto Afërdita…” 

Rose Wilder Lane (1886 – 1968) Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Prill 2024 “Appleton Post Crescent” ka botuar, të hënën e 21 janarit 1924, në faqen n°13, rrëfimin e autores dhe udhëtares amerikane Rose Wilder Lane asokohe për gratë shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Femrat më të bukura gjenden në Shqipëri Rose Wilder Lane thotë se bukuria atje është e pakrahasueshme me diku tjetër Nju Jork — Shqipëria, ky shtet i vogël ballkanik i rrënjosur…

Lexo më shumë

Prof.dr. Palokë Gj.Berisha, METEORËT E ARSIMIT SHQIP NË MAL TË ZI 1949-1964 III, Botoi: Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, Ulqin, 2013

Ne vazhdën e hulumtimëve dhe botimeve nga fusha e pedagogjisë, pas botimeve të dy vëllimeve në vitin 2006 dhe 2007, kohë më parë u botua dhe u lëshu në qarkullim vëllimi i tretë i dr.Palokë Berishës “Meteorët e arsimit shqip në Mal të Zi 1949-1964”, botuar nga Bashkimi i krijuesve shqiptarë në Mal të Zi. Autori i këti botimi është i njohur në hapësirën shqiptare për hulumtimet dhe studimet  në lidhje mbi arsimin e shqiptarëve në Mal të Zi, andaj  botimi më i ri paraqet një vazhdimësi logjike, duke përmbledhur në mënyrë…

Lexo më shumë