ËSHTË ZGJEDHUR  KRYESIA E RE E FONDACIONIT “PLAVË-GUCI”

Dje eshte mbajtur mbledhja e parë e  Kryesisë, se Fondacionit Plave- Guci me seli në New York. Në pikën e parë e rendit të ditës, me shumicë votash u zgjodh Këshilli Drejtues i “Fondacionit Plavë-Guci”, i përbër nga: Qazim Dedushaj-kryetar, Altin Kukaj-nënkryetar, Ismet Gjonbalaj-sekretar, Shkumbin Hasangjekaj-arkëtar, Veton Selimaj-zëvendës arkëtar. Pjesë përbërëse e Kryesisë se re jane poashtu edhe: Sokol R Gjonbalaj  Sadri Selimaj  Frank Kukaj Shkumbin Balidemaj Haki Kukaj Esad Vuçetaj Leorik Hasangjekaj Lirim Vuçetaj Kryesia e re e Fondacionit  eshte zgjedhur per nje  mandat dyvjeçar.

Lexo më shumë

NJOFTIM PËR TE PAME NGA FAMILJA VUÇETAJ

Njoftojmë farefisin, miqtë, shokët dhe dashamirët , se me rastin e ndarjës nga jeta  e më të dashurit tonë, Bajram Mali Vuçetaj 12 Dhjetor 1936- 30 Dhjetor 2023 Sipas traditës djali I të ndierit Xhavid Vuçetaj së bashku me djemtë  Mersim Vuçetaj,Samir Vuçetaj  dhe nipin Valdin Kadric,  me axhen tonë Avdin dhe nipat e ti Rizo, Shemso, Esad, Hakija, Xhaferi, Ganija, Shefko dhe Ruzhdo dhe vellezerin VUÇETAJ presin vizita ngushëllimi (për burra ) me datën 4 Maj 2024, ne Xhamin Ali Pasha duke filluar nga ora 9:00AM deri në ora 7:00PM në këtë adresë:…

Lexo më shumë

KA FILLUAR NDERTIMI I RRETHRROTULLIMIT TE URA E LIMIT

Në Brezojevicë ka filluar rekonstruktimi i udhekryqit me qellim prioritar të ndertimit te rrethrrotullimit ne rrugen regjionale R2: Berane-Plavë-Guci.Ky projekt i rendesishem infrastrukturor realizohet me qellim te permiresimit te qarkullimit te trafikut dhe te zvogelimit te fatkeqesive te komunikacionit qe ndodnin ketu per shkak te signalizimit joadekuat rrugor dhe te zgjidhjes se komplikuar te menyres se qarkullimit ne kete pjese te rruges.Vlera e pergjithshme e ketij investimiështë 298,620,96 euro, kryesi i punimeve eshte “Konzorcium mosting “, investitor eshte Komuna e Plaves.“Shpresojme që ndertimi i ketij rrethrrotullimi do të siguron qarkullim…

Lexo më shumë

Botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami lobon për Kosovën në Kongresin Amerikan

Kërkon që Kongresi të angazhohet më shumë për Kosovën, të ndihmojë Ushtrinë dhe kapacitetet e saj mbrojtëse Nga Ruben Avxhiu Botuesi i gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”, Vehbi Bajrami vazhdon lobimin për Kosovën në Kongresin Amerikan. Pas disa takimeve në New York, në këto muajt e fundit, dje ka udhëtuar në kryeqytetin amerikan Washington, për një sërëtakimesh me kongresistë në zyrat e tyre. Botuesi Bajrami u prit nga Jim Himes, kongresist ngaConnecticut, Anëtari Më i Lartë I Komitetit të Përhershëm përInteligjencën dhe anëtar i hershëm i Kaukusit të InteresaveShqiptare në Kongresin Amerikan; Seth Moulton kongresist ngaMassachusetts dhe ish-oficer i marinsave amerikanë, anëtar iKomitetit të Dhomës për Shërbimet e Armatosura; Ritchie Torres, kongresist nga New York-u dhe bashkëkryetar i Kaukusittë Interesave Shqiptare; si dhe me Maeve Healy, shefe e stafitdhe këshilltare kryesore e kongresistes Grace Meng, nga New York-u, anëtare e Komitetit të Përcaktimeve, e cila nuk ndodhejatë ditë në Washington. Në këto takime botuesi i gazetës “Illyria” informoi kongresistëtdhe këshilltarët e tyre të afërt për ngjarjet e fundit në Kosovëdhe kërkoi një angazhim më të madh të Kongresit Amerikan nëndihmë të Kosovës. Ndonëse një nga kongresistët e siguroi se Serbia nuk gëzon mbështetje në Kongres, botuesi Bajrami përsëriti se lënia në harresë e Kosovës dhe Ballkanit mund tëketë pasoja të rënda. Nga kongresisti Seth Moulton, i Komitetit që mbulon forcat e armatosura amerikane, ai kërkoi në veçanti ndihmë për forcimine Ushtrisë së Kosovës. Një Kosovë më kapacitete të mëdhambrojtëse është garanci edhe për interesat amerikane në rajon. “Mënyra më e mirë do të ishte forcimi i shpejtë i Ushtrisë sëKosovës dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO”, tha Bajrami. “Kjo ndalon njëherë e përgjithmonë ambicjet territoriale tëSerbisë”. Me kongresistët e tjerë ai foli gjerësisht për situatën në Kosovëdhe rolin destruktiv të Serbisë jo vetëm në Kosovë por edhe nëBosnje dhe Mal të Zi. “Serbia e ka zemrën në Moskë. Ajo do vetëm fondet e BE-së. As politika e as shumica e popullit nuk duan të jenë pjesë e bashkësisë europiane. Janë të kota përpjekjet e BE-së e tëAmerikës që duke e toleruar e përkëdhelur Serbinë shpresojnë se do të heqë dorë nga lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dheKinën”, tha botuesi shqiptaro-amerikan. Kongresisti Seth Moulton premtoi se do të bëhej së shpejtianëtar i Kaukusit Shqiptar në Kongres. Të dy, bashkë me kongresistin Jim Himes premtuan se do të bëjnë një vizitë nëKosovë, për të mësuar për situatën dhe nevojat e saj. LEGJENDAT E FOTOGRAFIVE Vehbi Bajrami (djathtas), me kongresistin Jim Himes, ngaConnecticut, Anëtari Më i Lartë I Komitetit të Përhershëm përInteligjencën dhe anëtar i hershëm i Kaukusit të InteresaveShqiptare në Kongresin Amerikan. Pas takimit me Maeve Healy, shefe e stafit dhe këshilltarekryesore e kongresistes Grace Meng, nga New York-u, anëtare e Komitetit të Përcaktimeve. Vehbi Bajrami dhe Ritchie Torres, kongresist nga New York-u dhe bashkëkryetar i Kaukusit të Interesave Shqiptare Gjatë takimit me Seth Moulton kongresist nga Massachusetts dhe ish-oficer i marinsave amerikanë, anëtar i Komitetit tëDhomës për Shërbimet e Armatosura.

Lexo më shumë

Appleton Post Crescent (1924) / Autorja dhe udhëtarja amerikane Rose Wilder Lane : “Femrat më të bukura në rruzullin tokësor gjenden në Shqipëri. Duhet të shkoni atje për të parë këto Afërdita…” 

Rose Wilder Lane (1886 – 1968) Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Prill 2024 “Appleton Post Crescent” ka botuar, të hënën e 21 janarit 1924, në faqen n°13, rrëfimin e autores dhe udhëtares amerikane Rose Wilder Lane asokohe për gratë shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Femrat më të bukura gjenden në Shqipëri Rose Wilder Lane thotë se bukuria atje është e pakrahasueshme me diku tjetër Nju Jork — Shqipëria, ky shtet i vogël ballkanik i rrënjosur…

Lexo më shumë