BESËLIDHJA E LEZHËS, DUHET TË JETË FESTË KOMBËTARE

(Me rastin e 580-vjetorit) Në sajë të rëndësisë historike data e 2 marsit tëvitit 1444, kur në Lezhë nën udhëheqjen e GjergjKastriotit-Skënderbeu u mbajt Kuvendi i Lezhës qe paraqet bashkimin e parë politik tëshqiptarëve kundër  Perandorisë Osmane, duhettë jetë festë kombëtare, ndërsa heshtja deri me tash nga  Kuvendi i Shqipërisë si në monizëm dhetash në pluralizëm nuk mund të arsyetohet, sepse, Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhënthemelet e bashkimit kombëtar dhe të traditësshtetërore të shqiptarëve. Nail  Draga Më 2 mars te vitit 1444 në Kishën katedrale të ShënKollit, në Lezhë, aty ku sot gjendet edhe memoriali i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, u mbajt Besëlidhjaapo Kuvendi i Lezhës, një nga ngjarjet më tërëndësishme të historisë së popullit shqiptar, gjatëperiudhës së mesjetës e të tërë historisë kombëtare, ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar tëpopullit shqiptar. Ajo  përbën një nga momentet mëtë ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit të XV, pasi ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.  Kuvendi i bashkimit-2 marsi 1444 Në historinë e mesjetës shqiptare, vend nderi zënë 2 marsi i vitit 1444, sepse kemi të bëjmë me ngjarje tëjashtëzakonshme ne historinë e popullit shqiptar. Kemi të bëjmë me Kuvendin e Lezhës, kur GjergjKastrioti-Skënderbeu, pas kthimit nga PerandoriaOsmane, përkatësisht Turqia, ia arriti qellimit për tëmbledhur në një kuvend të gjitha principatatshqiptare, me qellimin e vetëm  për të luftuar kundërosmanlinjëve.  Aleanca e fisnikëve shqiptarë Në Kuvendin e Lezhës u krijua  një aleancë politikedhe ushtarake e fisnikëve shqiptarë kundërpushtuesve osmanë. Kuvendi u thirr me nismën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu. Në Kuvendin e Lezhës morën pjesëprinca të shquar shqiptarë. Midis tyre ishin GjergjArianiti, Andrea Topia, Nikollë Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i Riu dhe pjesëtarë të tjerë të kësajfamiljeje, Lekë Zaharia, Lekë Dushmani, GjergjStres Balsha, Pjetër Spani si dhe përfaqësues tëmalësive shqiptare. Në Kuvend mori pjesë edhesundimtari i Malit të Zi Stefan Cernojeviqi. Kuvendi vendosi komandant të përgjithshëm tëLidhjes Gjergj Kastriotin Skënderbeun, duke njohurautoritetin e tij politik dhe ushtarak. Lezha nuk ishte rastësi Në sajë të dhënave historike mbajtja e kuvendit tëBesëlidhjes në qytetin e Lezhes nuk ishte rastësi, duke marrë parasysh se ky qytet në atë kohë ishte nënpushtimin e Venedikut. ku mënjanoheshinmosmarrëveshjet e pakënaqësitë që mund të lindninndërmjet sundimtarëve shqiptarë për vendin ku duhejtë mbahej Kuvendi. Por, nuk ka dilemë se ky tubim  u mbajt në Lezhë me qellim për të arritur pajtimin apo kompromisin ne mes principatave shqiptare. Ishte ky një veprimdiplomatik i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, për tëpërbashkuar princat shqiptar, me të vetmin mision se të bashkuar mund të luftohet armiku.Dhe  këtimisioni  ia arriti qellimit sepse për 25-vjet drejtoiluftën kundër pushtimit osman, ku shteti i Arbërisëishte e lirë.  Kuvendi i Lezhës  mori disa vendime, ku ndërkryesoret   ishin, krijimi i një Besëlidhje Arbërore nëkrye me Skënderbeun, formimi i një ushtrie tëpërbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët përtë përballuar shpenzimet e luftës. Ushtria e Besëlidhjes u krijua e përbërë nga repartet e bujarëveshqiptarë dhe garda personale e Skënderbeut. Po ashtu e arritur e veçantë e Kuvendit të Lezhësështë e dhëna se kjo ishte një aleancë politikeushtarake, e cila bazohej në vendime demokratikenga kuvendi duke respektuar sundimin e fisnikëve nëtokat e tyre.  Besëlidhja e Lezhës në historinë shqiptare shënon njëhap përpara bashkimit politik të tokave shqiptare nënjë shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikënkulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare.Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhënthemelet e bashkimit kombëtar dhe të traditësshtetërore të shqiptarëve. Propozimi pa përgjigje Në sajë të informacionit që disponojmë ne lidhje me Kuvendin e Besëlidhjes së Lezhës, deri me tash nëKuvendin e Shqipërisë është depozituar  vetëm njëkërkesë. Kështu në vitin e kaluar, deputeti socialistEduard Nderca nga Lezha, ka kërkuar shpalljen e 2 marsit, dita e “Kuvendit të Besëlidhjes së Lezhës‘, sifestë kombëtare. Deputeti i Lezhës ka depozituar nëKuvend një projektligj me nr.413, me  06.02.2023 qëkërkon që 2 marsi të futet në kalendar si festë zyrtare. Sipas Ndrecës, kjo ditë duhet të shpallet si festëzyrtare pasi është ngjarja më e rëndësishme historikee vendit tonë dhe se brezat e ardhshëm duhet ta kujtojnë këtë ditë dhe të jenë krenarë përtrashëgiminë historike shqiptare. Në kërkesë ne mestjerash cekët se “Projektligji ‘për shpalljen e 2 Marsit (1444), Kuvendi i Besëlidhjes se Lezhës sifestë zyrtare e Republikës së Shqipërisë’ është nëshërbim të vlerësimit sa me dinjitoz të figurës sëHeroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, dhe përkujtimit e respektimit të ngjarjes më tërëndësishme ne historinë e popullit shqiptar, duke bërë të mundur që të gjithë shqiptarët e sotëm dhesidomos brezat që do të vijnë, të jenë krenarë përtrashëgiminë tonë historike kaq të lavdishme”, thuhetnë projektligj. Por, ndonëse ka kaluar një vit nga paraqitja e kësajkërkese, nuk disponojmë informacion se në lidhje me këtë çështje është diskutuar në Kuvendin e Shqipërisë. Pse, nuk janë treguar aktiv në lidhje me këtë çështje mbetet të supozojmë por një veprim i tillë nuk mund të arsyetohet më asgjë, qe tregondobësi personale, morale e partiake të deputetëve e partive politike të përfaqësuara në kuvend. Përfundim Data e 2 marsit të vitit 1444 nuk është një datë e thjeshtë, por është më shumë se kemi të bëjmë me Besëlidhjen e Lezhës e cila përbën një prej ngjarjevemë të rëndësishme të historisë së mesjetës te popullitshqiptar. Andaj, ndaj kësaj ngjarje me peshë mbarëkombëtareaskush nuk mund të qendrojë indiferent, sepse ajo nevete mban mesazhin e bashkimit të popullit shqiptarsi në të shkuarën, tashmën dhe të ardhmën. Pikërisht, duke marrë parasysh një mesazh të tillë, shpallja e kësaj date për festë zyrtare kombëtare mbetet obligimmoral e kombëtar për të gjithë shqiptarët. (Mars  2024)

Lexo më shumë

Sanxhaku në Luftën e Parë Botërore

Mobilizimi i parë i banorëve të Sanxhakut për luftë në vjeshtën e vitit 1916 , pamje para kazermës në Bedem të Novi Pazarit (Pazarit të Ri). Prof. Ismet Azizi, Gjilan, kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun” Edit Durham: “Nëse shqiptarët ua kursyen jetën serbëve në tërheqje, të cilët më parë nuk kishin treguar kurrfarë mëshire ndaj tyre, kjo u bën nderë shqiptarëve” Luftërat ballkanike i kanë prirë Luftës së Parë Botërore. Lufta e vitit 1912, në të cilën  aleatët ballkanikë pushtuan territoret e Perandorisë Osmane në Evropë, krijoi atmosferën në të…

Lexo më shumë

LIBËR PËR SHTEPINË E LIBRAVE / Fadil Kroma, SHËNIMET E BIBLIOTEKISTIT, Ulqin, 2015

Botimi i librave të ndryshëm varësisht prej temave të cilat trajtojnë paraqet një moment të veçantë për autorin dhe mjedisin përkatës. Por, kur autori është në pension   nuk ka dilemë së ai botim tek opinioni i gjerë merr vlera emocionale. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse Fadil Kroma pas daljes në pension nuk ka qendruar statik, por ka mmbledhur material dhe sistemuar ate në formë të kujtimeve për kohën e angazhimit të tij profesional si personi numër një i bibliotekës popullore në Ulqin. Nail  Draga Andaj në sajë të pasionit, qasjes profesionale…

Lexo më shumë

Mos heqja e kishës në Rumi dhe  objekteve të egra në liqenine Shkodrës – pafuqia e shtetit të Malit të Zi në raport me Kishën Ortodokse Serbe dhe moszotësia e partive shqiptare!

Nga Hajrullah Hajdari Me rastin e konstituimit të saj, Qeveria e 44-të, dhe jo vetëm ajo, premtoi publikisht se do të angazhohet fort për funksionimin e shtetit ligjor që nënkupton ndër të tjera zbatimin e ligjeve të shtetit të vet dhe barazinë e të të gjithë qytetarëve para shtetit dhe ligjit, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre kombëtare apo fetare. Padyshim, një premtim i tillë, jo se premtime të tilla kanë munguar edhe nga qeveritë e mëparshëme, na bën të mendojmë se ndoshta, më në fund, e kanë përnjëmend  dhe do…

Lexo më shumë

Parimi i reciprocitetit vlerë e barazisë ne mes dy shteteve

Veprimet destruktive politike te Serbisë në raport me Kosovën  nuk janë  befasi për opinionin vendas dhe të huaj, duke dëshmuar se ata  nuk veprojnë sipasparimeve por sipas  interesave utilitare, qëdëshmohet me veprimet e javës së parë të janarit tëkëtij viti, përmes lejimit të qarkullimit të veturave me targa të RKS në territorin e Serbisë dhe refuzimit tëministrit të brendshëm të Kosovës për të vizituarLuginën e Preshevës, qe ka nxitur Qeverinë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin në leje për vizitazyrtare si vlerë të barazisë në mes dy vendeve Nail  Draga Në fund të dhjetorit, mediat njoftuan se Serbia vendosi që nga1 janari t’i njohë targat RKS dhe të lejojë lirshëm qarkullimine tyre, pa u vendosur letër ngjitëse. Në lidhje me këtë çështjeQeveria e Kosovës pati njoftuar se do të presë zbatimin nëterren të këtij vendimi nga Serbia për të vendosur në bazë tëreciprocitetit për t’i hequr ngjitëset nga targat e veturave tëSerbisë. Targat e RKS u njohen nga Serbia Mbulimi i simboleve të Serbisë, përkatësisht të Kosovës, me ngjitëse të bardha ishte pjesë e marrëveshjes së arritur më 30 shtator 2021 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Theksojmë se banorët e komunave me shumicë serbe në veri, dy javë para arritjes së kësaj marrëveshjeje patën bllokuarrrugët që shpijnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, meqëndërkohë Qeveria e Kosovës pati vendosur masat e reciprocitetit për tabelat e automjeteve. Në lidhje me këtë çështje Qeveria e Kosovës në një mbledhjeelektronike të enjten( 4 janar) ka vendosur që të largohenngjitësët nga veturat me targa të Serbisë. Ky vendim, sipas njoftimit të Qeverisë është “akt i fqinjësisësë mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikëssë Kosovës nga Serbia”. Sipas njoftimeve të para nuk ka pasurasnjë pengesë për qarkullim me veturat nga të dy vendet, pordilema mbetën se a do të qendrojë Serbia këtij vendimi, duke  marrë parasysh se ata janë të pa parashikueshëm, sepseveprojnë sipas interesave të tyre utilitare.  Pikërisht duke marrë parasysh një konstatim të tillëkryeministri Albin Kurti ka thënë se vendimi për heqjen e letrave ngjitëse nga targat e Serbisë mund të ndryshojë po qese ndryshon qasja apo sjellja e autoriteteve serbe për lëvizjen e lirë të automjeteve me targa RKS. Nga ana tjetër ai ka shtuarse veprimi i Serbisë për njohjen e targave RKS duhet tëlexohet si “manovër e një pushteti jodemokratik për mbijetesëvetjake”. Ai ka theksuar se vendimi ka ardhur pas përdorimit dyvjeçartë çështjes së targave si pretekst nga ana e Serbisë për tëtensionuar situatën e sigurisë në veri të vendit dhe si përpjekjepër të ulur kritikat nga bashkësia ndërkombëtare mbi Serbinëpas parregullsive në zgjedhjet e 17 dhjetorit atje. Refuzimi i vizitës së ministrit në Luginën e Preshevës Se nga ana e Serbisë mund të pritën veprime destruktive, dëshmon e dhëna se të enjtën me 4 janar mediat informuan se Serbia ia ka refuzuar ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, kërkesën për ta vizituar Luginën e Preshevës.  Bëhët me dije se ministri  Sveçla  gjatë qendrimit në Luginë të Preshevës kishte planifikuar takime…

Lexo më shumë