Disfata në bisedime pa ja filluar – mëndim politik

Shteti ynë akoma i ri të marr vendime pa koordinim me shtetet aleate, mund të pësoj humbje të mëdha në bisedimet e ardhshme edhe pse marrëdhëniet e mbrëndshme siç po duket po ecin në drejtimin e duhur.

Kosova gjatë muajit shkurt e krijoi një qeveri të re. Qeveria në krye me Albin Kurti-n u zotua që ta ndryshoj Kosovën. Disa nga arrestimet më të rëndësishme ndaj liderëve të krimeve ekonomike, treguan se Kosova me këtë qeveri po ecën në hapat e duhur. Ministria e punëve të mbrëndshme po duket shumë e shëndoshë, dhe reformat brenda shtetit tanimë janë planifikuar. Sidoqoftë, marëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës janë akoma të varfura. Për këtë tregon edhe vetë fakti i mos-njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti i Xhamajkës!

Kosova në skenën ndërkombëtare akoma lë shumë për tu deshiruar, kjo jo nga pa-dituria e liderëve tanë, por nga udhëheqësit e botës, SHBA, Europa, Kina e Rusia. Ditëve të fundit zërat për vazhdimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë janë shtuar shumë, me shpresën që ky vit do ta mbyll një ndër epokat më të zymta të rajonit të Ballkanit. Por, akoma pa ja filluar bisedimet, Kosova po futet me disavantazh të madh!

Së pari, Albin Kurti! Bashkimi Evropian, që nga themelimi i tij, ka shtyr agjendën për shkatërrimin e kufijve mbrënda Bashkimit, dhe zvogëlimin e rëndësisë së nacionalizmit në shtetet anëtarë, duke krijuar një zonë të përbashkët ekonomike. Albin Kurti, edhe pse nga shumë qytetarë po shihet si ndryshimi i vendit, politikat e tij nuk janë të pëlqyera nga politikanët Evropian. Qëndrimi i Kurtit, në çështjet kombëtare dhe shtetërore, mund të çoj në vënjen e kushteve të mëdha nga Bashkimi Evropian që aq shumë urren nacionalizmin.

Së dyti, pozita e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për marrëdhënie të jashtme dhe siguri mbahet nga Spanjolli Joseph Barell. Shteti i Spanjës akoma nuk e pranon Kosovën si shtet të pavarur dhe demokratik. Barell, në një intervistë të fundit tregoi që është detyra e tij ti ndihmoj Kosovë dhe Serbisë gjatë bisedimeve. Por me një udhëheqës Evropian nga një shtet që nuk e pranon Kosovën si të pavarur, është e vështirë të ketë ndonjë zgjidhje në të mirën e shtetit tonë. Marrëdhëniet Spanje-Serbi kanë qenë gjithmonë të mira, prandaj ç’farë do vëndimi që mund të merret nga BE-ja, mund të jetë në dëm të Kosoves.

Disavantazhi i tretë, mund të jetë vet i deleguari  i posaçëm i dërguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Richard Gernell. Gernell do të shërbej si i dërguar për të ndihmuar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, që ti epete fund konfliktit dhjetëra vjeçar në mes të dy shteteve. Richard Gernell, tashmë në Kosovë ka treguar qartazi se Kosova duhet ta heqë tarifën ndaj Serbisë nëse duhet të vazhdohet me dialog. Përmes Gernell, SHBA ka treguar që Kosova duhet të heqë dore nga ky gjest politik, që e çon Kosovën  prap me disavantazh në bisedime. Nëse Kosova heqë dore nga tarifa para hyrjes në bisedime, atëherë do të duhet të këmbej ndoshta diçka edhe më të rëndësishme gjatë bisedimeve! Mos heqja e tarifës mund të dërgoj drejt shkatërrimit të marrëdhënieve të mira me SHBA-të. Sidoqoftë, disavantazhi më i madh vjen nga vet komisioneri i posaçëm i Donald Trump! Richard Gernell, edhe pse i zgjedhur së fundi si shef i inteligjencës Amerikane, ai në të kaluarën njihet për skandalet e tija me politikan të korruptuar Moldav! Mediat Amerikane tregojnë se Gernell, mund të jetë paguar nga Vladimir Plahotniuc (një ndër oligarkët më të mëdhenjë Moldav) për të publikuar artikuj që e mbronin këtë të fundit nga dora e hekurt e ligjit. Edhe pse Amerika një mike e kahmotshme e Kosovës po mundohet të na jap pak shprese, Gernell, duhet të na jap të kundërten. Gernell, një politikan me history to ndotur, mund që shumë lehtë të korruptohet nga qeveria ose oligarkët Serb, siç ndodhi në Moldavi, që do të çonte vendimet politike në të mirën e Serbisë, dhe jo Kosovës.

Së fundi, është zgjedhja e Miroslav Lajčák si i dërguari i Evropës për dialogun Kosovë-Serbi. Lajčák edhe pse një politikan i famshëm Evropian, ai së pari është Sllovak! Sllovakia, nuk e ka pranuar Kosovën akoma si shtet, dhe nuk do ta pranoj as në të adhmën e afërt. Lajčák njihet për dështimet e tija në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë viteve 2007-09, dhe është akuzuar shumë herë pë favore ndaj Serbëve të Bosnjës. Ai ishte pjesë e qeverisë së Robert Fico, që u akuzua për krime ndaj pjesëtareve të mediave Sllovake.  Ai flet gjuhën Serbe, dhe si i tille, shumë lehtë mund të shtyj agjendën Serbe si të vetmën zgjidhje. Lajčák është një politikan që lehtë mund të korruptohet nga pala Serbe, ose të bëj ndere vetiake!

Si përfundim, Kosova po futet në bisedime më disa disavantazhe të mëdha. Andaj, grupi i bisedimeve duhet ta kenë një gjuhë të përbashkët, pa dallim se kush e udhëheqë grupin. Qoftë Kurti, Thaçi apo Osmani, mos i quani tradhëtarë për shkak të vëndimeve që do të merrën në bisedime, sepse nuk është mungesa e atdhe-dashurisë e udhëqësve tanë që mund të çon drejtë disfatës,

Altin Kukaj,

New York, 2020