Fermerët nga Istogu i qetësojnë bagëtitë me muzikë (RTK video)

Fermerët nga fshati Vrell e Istogut kanë zgjedhur që kafshëve në fermë t’u lëshojnë muzikë. Krejt kjo sipas tyre pasi që muzika i qetëson bagëtitë.

Fermeri, Sylë Vuthaj thotë se këshillën e tij për t’i lëshuar muzikë bagëtive e ka marrë nga axha i tij që ka punuar si fermer në Zvicër.

“Ka shkuar ai mixha 16-17 sezone ka punuar në Zvicër edhe atje e ka parë qysh mbahen bagëtitë. Me muzikë në shtalla, e kanë të rregullt dhe më ka preferuar edhe mua që t’i lëshoj edhe unë muzikë… Për qetësimin e lopëve, për qumshtë e çka po di unë, veç po më duket që muzika po i qetëson”, ka thënë Vuthaj në një prononcim për televizionin publik.