KOMUNITETIT FESTON I BASHKUAR PAVARESINË E KOSOVES


Këtë vit komunitetit shqiptaro-amerikan i bashkuar do të Festoj 11 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës .
Të gjitha shoqatat të bashkuara do të festojnë si komunitet këtë datë historike të kombit tonë, sëbashku edhe shoqata e jonë plavë -guciase Fondacioni Plavë – Guci është bashkëorganizatore me të gjitha shoqatat tjera shqiptare që veprojnë në New York
Këtë vit manifestimin per Pavarësinë e Kosovës komuniteti ynë ua ka dedikuar Vëllezërve Bytyçi gjegjësisht duke përkrahur fushten per ngritje fondesh per “Fondacionin Bytyci”.
Tre vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi ushtar të UÇK-së nga New Yorku u flijuan pikërisht për ketë dite të madhe të kombit.
Familja Bytyci ka nevojë për përkrahjen tonë, familja Bytyçi i dha Kosovës tre djemtë e saj, e ne duhet që me pjesëmarrjen tonë në Manifestimin e komunitetit të Festojmë por edhe njëkohësisht të përkrahim këtë mbrëmje madhështore.
Familja Bytyçi ka ngritur aktakuza kundër personave qe kryen krimin ndaj Familjarëve te tyre, vrasësit e vëllezërve Bytyci veprojnë të lirë sot në Serbi. Andaj ejani, dhe jeni të mirëseardhur të gjithë pa dallim .
Ejani, sepse me pjesëmarrjen tuaj ju i bashkëngjiteni përkrahjes për Familjen Bytyçi dhe njëkohësisht ti përkujtojmë familjarët e tyre e dëshmoret tanë vëllezrit Bytyçi .

Biletat janë ne shitje, në kuadër të biletave me një çmim modest prej $80 janë të përfshira edhe hyrja dhe përkrahja e juaj për Familjen Bytyçi.

EJANI SI GJITHMONË TË BASHKUAR