Mbrëmje Festive e Dukagjinasve në SHBA “Sofra e Dukagjinit” (VIDEO)

Dhjetor 2019

Mërgimtarët me orgjinë nga Dukagjini këtyre ditëve organizuan në New Yok dhe Miçigan në prag të festave të fundvitit mbrëmje Festive të bashkuar si dikur në Dukagjinin e krenarisë dhe legjendave hyjnore. Ishte kjo një mbrëmje që ngjasonte në sofrat bujare të Dukagjinit të lashtësisë, aty ku gjithmonë bukës i thanë BUKE ndërshekuj . Edhe pse me mijëra kilometra larg atdheut Dukagjinasit me banim në SHBA nuk harrojnë rrënjët dhe bujarin tradicionale të dëshmuar sot dhe gjatë historisë. Mbrëmja u mbajt me moton  “Sofra e Dukagjinit”.

Nën organizimin dhe përkushtimin  e z. Kujtim Funiçit, Lin Kumbullaj, Kujtim Mala dhe Nrekë Tonaj, për herë të parë në SHBA u paraqiten legjendat e folklorit dukagjinas si Fran Kodra, Ndue Shytani, Lekë Pecnikaj dhe Zoja Pali. Disa nga surprizat e këtyre netëve ishte edhe kënga e Oso Kukës me vargjet origjinale të Fishtës e kënduar nga mjeshtri i madh, Gëzim Nika të përciellura nga Lahuta. Vëllezërit e Gëzim Nikës,  Ndua dhe Gjon Nika befasuan publikun me talentin e tyre dhe pak kush e dinte se janë vëllezërit e të madhit Gëzim Nika. Alisa Kapaj një vogëlushe 11 vjeçare e lindur dhe rritur në SHBA me këngën e saj “Bija e Shqipes” i la të habitur të pranishmit. Nikë Çarku, Bukurije Funiçi, Pllum Vatnikaj me zerat e tyre të pastër kujtuan me mjeshtri të madhe trevat e Dukagjinit.

Valltarët e përgatitur nga Mjeshtrja e madhe Angjelina Nika shfaqën dy valle me motive të Dukagjinit.

Mbrëmjen e udhëhoqën me mjeshtri gazetarja Erjona Rusi nga Tirana e ardhur enkas për ketë rast dhe bashkëvendësi ynë Gjovalin Nikçi.

Në këtë video sekuencë u sjellim ca momente nga mbrëmja e organizuar në New York .

Esad GJONBALAJ

/Plava e Gucia Sot