Ministra e Financave ndan 10 mijë euro për rindërtimin e shkollës së djegur në Dacaj të Malit të Zi

Pas marrjes së informatave për djegien e shkollës fillore në fshatin Dacaj të Komunës së Rozhajës, në Republikën e Malit të Zi, Ministria e Financave dhe Transfereve është interesuar për rindërtimin e kësaj shkolle.

Nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë kontaktuar autoritetet lokale dhe komuniteti shqiptar në Malin e Zi.

“Si rrjedhojë e nevojës së paraqitur, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi me qëllim të ofrimit të ndihmës materiale për rindërtimin e kësaj shkolle të djegur, ka marrë vendim që të ofrojë mbështetje financiare me shumën dhjetë mijë euro (10,000.00€). Ky vendim është bazuar në kompetencat e tij ligjore të Ministrit të Financave dhe Transfereve, duke u bazuar në Ligjin e Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMFPP) dhe Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. rindërtimin e shkollës së djegur në fshatin Dacaj, Rozhajë në Malin e Zi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.