Në Mal të Zi nga e hëna hiqet karantinimi, lejohen tubimet publike deri në 200 persona

Trupi koordinues nacional ka vendosur që prej të hënës me një qershor të lejohet hyrja e shtetasve të huaj në Mal të Zi duke mos paraparë masën e karantinimit dhe vetë izolimit.

Trupi koordinues nacional , me propozimin e Institutit për shëndetin publikë, ka vendosur që në tubimet publike , në ambiente të hapura dhe të mbyllura , mund të marrin pjesë deri në 200 njerëz , është kumtuar nga Qeveria e Malit të Zi, Nga Qeveria kanë theksuar se është e detyrueshme respektimi i masave të distancës fizike prej së paku 2 metra. Siç kanë theksuar në garat sportive dhe në turnamente në objektet e hapura dhe të mbyllura sportive mund të marrin pjesë vetëm deri në 200 spektatorë. “Trupi koordinues nacional , me propozimin e Institutit për shëndetin publikë ka vendosur se në të gjitha tubimet publike , në ambiente të hapura dhe të mbyllura , përfshirë këtu edhe dasmat , ahengjet dhe ceremoni mortore mund të marrin pjesë vetëm 200 njerëz, thuhet në kumtesën e Qeveris së Malit të Zi. Po ashtu theksohet se prej me një qershor lejohet puna e kopshteve për fëmijë, këndeve të lojërave për fëmijë të kinemave , teatrove , klubeve të natës.