Në përvjetorin e rënies heroike të dëshmorit Jeton Dedushaj: Ëndrra për lirinë dhe çlirimin e Atdheut

Jeton Dedushaj ishte lindur në një trevë që ka një histori të ndritshme të rezistencës së paepur shekullore për mbijetesë dhe të luftërave për liri, ishte rritur me rrëfimet për trimërinë e burrave dhe të burrëreshave të kësaj ane… Të gjitha këto rrëfime do të bëhen shkollë e jetës për Jetonin

Jeton Idriz Dedushaj (01.05.1975 – 05.06.1999 )

Dëshmori Jeton Dedushaj u lind më 5 janar të vitit 1975, në trevën e Plavë-Gucisë, në fshatin Vuthaj, në një familje të dalluar në luftë për liri e pavarësi dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare përgjatë një shekulli.

Prej datës 5 qershor 1998, kur u radhit në radhët e UÇK-së në Shtabin e UÇK-së në Gllogjan të Rekës, mori pjesë dhe u dallua në një varg betejash kundër forcave serbe si: në Betejën e Loxhës, të Gllogjanit, të Vrellës, të Jabllanicës, të Lumbardhit, etj.

Në shtator të vitit 1998, pas riorganizimit të radhëve të UÇK-së, Jeton Dedushaj u sistemua në Brigadën 131 “Jusuf Gërvalla”. Kjo brigadë, nën drejtimin e komandantit Daut Haradinaj,

Ra heroikisht më 5 qershor 1999, në njërën ndër betejat më të rrepta në vijën e parë të frontit Lumbardh-Pozhar, ku luftimet u zhvilluan në afërsi, edhe trup më trup. Të njëjtën ditë u varros me nderime të larta ushtarake në Maznikë. Më 24 gusht 1999, trupi i tij u rivarros në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan, ku prehet edhe sot.

Pas përfundimit të luftës, në vendin e rënies i është ngritur pllakë përkujtimore. Për të janë kënduar këngë e janë thurur poezi, janë shkruar dhjetëra shkrime përkujtimore. Emrin e Jeton Dedushajt, këtij trimi të Vuthajve e mbajnë me krenari edhe shumë rrugë të Kosovës. Sot Jetoni është i pavdekshëm në mesin e të pavdekshmëve të kombit, si një dëshmi emblematike se një popull që e bashkon gjaku dhe gjuha, që e bashkon pashkëputshmëria territoriale, nuk e ndajnë dot kufijtë e dhunshëm, se një komb që ka djem si Jeton Dedushaj me bashkëluftëtarë që i dalin zot, nuk vdes kurrë!

Ne vendlindjen e Jetonit ne Vuthaj ne ambientet e Shtëpisë se Kulturës ne mesin e portreteve te burrave te mëdhenjë te trevës tone, si Ali Pashe Gucisë e Jakup Ferrit, Akademik Rexhep Qoses qëndron edhe portreti i dëshmorit tone. Për te nderuar jetën dhe veprën e këtij trimi te madh te trevës tonë.

/Plava e Gucia Sot