Një i vdekur pas një eksplodimi të fuqishëm në qendër të Podgoricës (video)

Podgoricë 3 Shkurt 2019

Në shpërthimin që ka ndodhur sot në Podgoricë rreth orës 10: 40, një burrë ka vdekur si rrjedhojë e plagëve te marra nga shpërthimi.

Sipas informacioneve  te gazetës “Vjesti” ka shpërthyer automobili “Toyota”, me regjistrim të Cetinës (CT-AP280), në rrugën Novak Miloshev afër Shkollës së Muzikës.

Dyshohet që në automobil të jetë vendosur bomba dhe nga forca e detonimit të saj, vozitësi ka rënë nga dritarja.

Në këtë rast jetën e humbi Nikolla Qupiq (35) nga Cetina, mafioz me dosje kriminele ne polici.
Eksplodimi i bombës në Podgoricë është pasojë e luftës ndërmjet klaneve mafioze “kavaçki” dhe “shkaljarski” të lidhur me nëntokën politike të Malit të Zi e të Serbosë, që deri më tash rezultoj me mbi 20 viktima ne Podgoricë, Budvë, Tivat, Cetinë dhe në Beograd, Novi Sad e Suboticë të Serbisë.

I plagosuri disa minuta ka qëndruar i shtrirë në rrugë dhe ka kërkuar ndihmën e të tubuarve. Disa veta shkuan për t’i ndihmuar, por hoqën dorë pasi dëgjuan të shtëna, siç u tha, nga plumbat në automobilin e djegur./ Plava e Gucia Sot