Njoftim: Homazh në Bratilë

Për nder të 107 Vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, Lidhja Demokratike Shqiptare vazhdon traditën e daljes në Bratilën legjendare, në vendin ku, për nder të flamurit, e liri të kombit, u bënë sakrifica mbinjerëzore.

Ju ftojmë të na bashkëngjiteni e së bashku të përkulemi para atyre gurëve të lagur me gjakun e të parëve tonë!

Takohemi para zyres së Lidhjes Demokratike Shqiptare në qendrën e Tuzit, më 06 prill, në ora 13:00, prej nga nisemi, menjëherë mas takimit.

Lavdi kryengritësve!

LDSH