Partitë shqiptare kundër emërimit të Nexhad Dresheviqit si ambasador i MZ në Shqipëri. Shkak – kundërshtimi i gjuhës shqipe

Siç shkruan gazeta e përditshme “Dan”, për shkak të kundërshtimit të një pjese të partive politike shqiptare, Mali i Zi tash gjysmë viti nuk ka ambasador në Shqipëri.Deputeti i Partisë Boshnjake Nexhad Dresheviq i propozuar për këtë pozitë, nuk e ka përkrahjen e subjekteve politike shqiptare, për arsye se në vitin 2016 kërkoi që shqiptarëve tu kufizohet e drejta e përdorimit e gjuhës shqipe në seanca të kuvendit të komunës së Tuzit.Lidhur me këtë, në pyetje të “Dan”, drejtuar Dresheviqit, ai nuk është përgjigjur.Këtë pyetje nuk kishin dëshirë ta komentojnë as subjektet politike shqiptare të cilat janë në koalicion me Partinë Boshnjake në nivel qendror, por megjithatë për këtë gazetë jozyrtarisht kanë konfirmuar se e kundërshtojnë emërimin e tij.Siç mëson jozyrtarisht portali ynë, mesazhe kundërshtuese janë dërguar edhe te pala shqiptare, të cilët për këtë shkak deri me tani nuk kanë dhënë pëlqimin për personin në fjalë.