VAHZDOJNË PUNIMET INTENSIVE NË KANTIERIN “ARENA KOMBËTARE” (VIDEO)

“Arena Kombëtare” vijon të marrë formën e duhet dita ditës.

 

Punimet për ndërtimin e impiantit më të ri që po ndërtohet në kryeqytet që do të presë ndeshjet e kombëtares shqiptare janë duke ecur me ritme të larta dhe pritet të jetë gati në afatin e caktuar.

 

Tribuna karshi është drejt përfundimit, sa i takon konstruksionit të betonit dhe atij metalik, me punimet kanë arritur deri në katin e fundit të stadiumit, ku ka mbetur vetëm një pjesë për tu plotësuar.

 

Në tribunën jugore mbrapa portave është për t’u plotësuar vetëm një sektor ku do të jetë kulla e kontrollit, e cila do të ketë lartësinë e impiantit. Punimet kanë ecur me ritme të larta edhe në tribunën veriore mbrapa portave, ku skelat janë ngritur thuajse deri në fund.

 

“Arena Kombëtare” do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh dhe është një nga stadiumet kandidate për zhvillimin e Superkupës së Europës në vitin 2020