Vdes në moshën 99 vjeçare Nexhmije Hoxha

Vdes në moshën 99 vjeçare gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.

Ajo i kishte vënë detyrë vetes të mbronte Enver Hoxhën dhe diktaturën e tij deri në fund të jetës.

Ajo lindi në Manastir më 8 shkurt 1921.

Nexhmije Hoxha u martua me Enver Hoxhën në janar të vitit 1945. Ata sollën në jetë tre fëmijë.

Ajo vdiq në shtëpinë e saj në Laprakë.

Sipas familjarëve, varrimi i gruas së dikatorit Enver Hoxha do të bëhet nesër në orën 12 në varrezat e Sharrës në Tiranë.