Aeroporteve të Malit të Zi u nevojiten investime deri në 300 milionë euro nëse Qeveria vendos që të mos i japë nën koncesion – ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv, Roko Toliq. Ai tha se nuk e di se kur dhe çfarë vendimi do të marrë Qeveria, por theksoi se në këtë ndërmarrje po punojnë sikur koncesioni të mos ndodhë. Aeroportet i pret një punë e madhe zgjerimi kapacitetesh dhe futja e ndërrimit të tretë në Podgoricë deri në pranverën e vitit të ardhshëm, kur do të hapen 14 linja të reja të kompanisë me çmime të ulëta “Uiz Eir”. Opinioni kërkoi nga ne linja me kosto të ulët. Ato i hapëm. Sot fokusi është te prestigjiozja British Eiruejs, e cila nga 14 maji deri në fund të shtatorit të ardhshëm do të operojë tri herë në javë në linjën Londra Hitro – Tivat. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për një linjë të re, por edhe për një mesazh të drejtpërdrejtë për investitorët. Ardhja e British Eiruejs është kurora e përpjekjeve tona deri më tani, theksoi Toliq. Ai shtoi se për Aeroportet e Malit të Zi ky është një vit rekord, sepse për herë të parë që nga themelimi kompania pret tre milionë pasagjerë.
70 LINJA AJRORE NË PODGORICË, 60 NË TIVAT: SË BASHKU ME KOSTON E ULËT, LINJAT AJRORE PREMIUM PO RRISIN GJITHASHTU PRANINË E TYRE

