73-vjetori i Masakrës kundër Çamëve nga bandat e shtetit grek.
Për ne shqiptaret është plaga ende e hapur
Sot është 73-vjetori i masakrës së Greqisë ndaj popullsisë së Çamërisë, ku mbetën të vrarë 600 civilë të pambrojtur, burra, gra dhe fëmijë dhe pikërisht për këtë arsye, 27 qershori, prej vitit 1994, është caktuar në kalendarin tonë kombëtar si Dita e Genocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërise. Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi përcjell këtë mesazh në përkujtim të viktimave të popullsisë së Çamërisë.
73 vjet më parë, më 27 qershor 1944, është bërë masakra me e përgjakshme ndaj shqiptarëve të çamërisë prej forcave të Lidhjes Republikane Greke të drejtuara nga gjenerali famëkeq Zerva. Në këtë ditë, u vranë në mënyrë barbare mbi 600 civilë të pambrojtur, burra gra dhe fëmijë dhe kjo është arsyeja pse prej vitit 1994, kjo datë është caktuar në kalendarin tonë kombëtar si Dita e Genocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërise. Ne sot, kujtojmë me dhimbje mijëra viktimat shqiptarë të pafajshme që ranë pre e mizorisë shoviniste greke dhe po ashtu dhjetëra mijëra bahkombas të tjerët që u detyruan në mënyrë të dhunshme të largoheshin nga toka e tyre duke lënë pasë shtëpitë, pronat, varret e të parëve e gjithçka tjetër kishin të shtrenjtë. Edhe pse kanë kaluar mbi kaq dekada nga spastrimi etnik, plaga e Çamërisë ende nuk është mbyllur, duke ngelur e vetmja çështje kombëtare jona që ende nuk ka nisur rrugën e zgjedhjes. Prandaj gjaku i derdhur dhe vuajtjet e paraardhësve tanë, janë përgjegjësi morale për brezin tonë dhe brezat që do të vijnë, për t’u përpjekur që ta vëmë në vend këtë padrejtësi.