Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Besnik Tahiri u bën thirrje shqiptarëve në Mal të Zi të bashkohen për ta udhëhequr Tuzin

Sekretari i Përgjithshëm i AAK’së, Besnik Tahiri u ka bërë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi të bëhen bashkë në zgjedhjet e nesërme për ta marrë udhëheqjen e komunës së Tuzit.

Ka thënë se është moment historik që duhet ta shftytëzojnë shqiptarët e Tuzit.

“Shqiptarët e Tuzit dhe Malësisë, nga nesër (e diela) e 3 marsit, kanë shansin unik të vetëqeverisin me Komunën e Tuzit. Pas tri dekadash, përpjekjesh të shqiptarëve nga shtatori i 2018-ës, Tuzi ka statusin e plotë të Komunës, sikurse çdo Komunë e Malit të Zi. Kjo do të hapë një kapitull të ri, jo vetëm për qeverisjen e me Tuzin, por edhe konsolidimin e mëtejmë të të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi. Bashkimi i subjekteve kryesore shqiptare në koalicionin ‘Forumi i Shqiptarëve’ me sloganin ‘Malësia na Bashkon’ në një listë të vetme, maksimizon mundësinë e marrjes së mandateve për Kuvendin, njëkohësisht përgjegjësive për drejtimin e Komunës. Shembulli i bashkimit në koalicion të vetëm duhet të reflektojë votën e shqiptarëve për Komunën e Tuzit”, ka shkruar Tahiri. 

Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale në Kosovë  ka thënë se në fitoren e shqiptarëve në Tuz do të ndikojnë edhe diaspora shqiptare që është bashkuar në kauzën për të shkuar të bashkuar në zgjedhjet e së dielës.

“Tashmë është momenti historik që shqiptarët e Tuzit dhe të Malësisë, me ndihmën e pakursyer të Diasporës, të marrin mbi vete drejtimin e Komunës së Tuzit, duke u kthyer në shembull të qeverisjes së mirë dhe për t’i dhënë zhvillimin e merituar.  Shqiptarët e Malit të Zi do të dinë të jenë faktor kyç në qeverisje, ashtu siç ditën t’i japin drejtim proceseve madhore, pavarësimit dhe orientimit euroatlantik. Ata janë ura më e fuqishme e bashkëpunimit mes shteteve dhe shqiptarëve kudo në botë”, ka shtuar ai.

Exit mobile version