DELEGACIONI I PLAVË GUCISË NË TIRANË
Verë 1941
Qëllimi i vizitës se delegacionit ne Tirane ishte për te kërkuar qe treva e jone Plave e Gucia ti bashkëngjiten Shqipërisë.
Ky delegacion u prit nga kryeministri i Shqipërisë Mustafa Kruja, delegacion hasi ne përkrahje te menjëhershme te qeveris se asaj kohe dhe u dërguan ne Plave Guci xhandarmeria shqiptare , u hapen shkolla shqipe dhe u themelua prefektura e Plavës nen udhëheqjen Riza Ferrit.
Kryetar i komunës se Plavës u emërua Shemso Ferri, ndërkaq kryetar i komunës se Gucisë u emërua Halim Prushi, ndërkaq sekretar i komunës se Gucisë u zgjodh Isuf Syla Balidemaj, kurse kryetar i komunës se Zhanices u emërua Avdi Avdiq.
Ardhja dhe krijimi i aparatit shtetëror Shqiptare ne tokat tona shqiptare u prit shume mire dhe me gezim te madhe nga popullata e Plave Gucisë.
Me delegacionin nga treva e jone ne Tirane pati rastin te takohet Rexhep Gali Balidemaj qe aso kohe ishte ne studime ne Shqipëri.
Informacionet lidhur me këtë vizit i siguruam edhe nga komunikimi i ynë me Rexhep Galin Balidemaj.
Esad Gjonbalaj