– Sadik Shaban Bekteshi është lindur ne kazermat e “Ali Rizait” ne Shkodër ne maj 1915.
Familja e gjeneral Sadik Bekteshit ka lëvizur disa herë nga Vuthaj ne Shkodër për shkak te luftërave dhe përndjekjeve sllave qe aso kohe bëheshin ne Plave Guci duke filluar nga viti 1913 deri sa janë vendosur përfundimisht ne Shkodër.
-Gjatë Luftës se –ll- Botërore ne vitet 1940-1942, Sadik Bekteshi ishte internuar nga fashizmi në Ventotene të Italisë e më pas ishte burgosur në burgun e Napolit.
– Në Luftën Nacional Çlirimtare ka qenë komisar i batalionit “Perlat Rexhepi” e më pas komandant i brigadës 27 nacional çlirimtare që ka vepruar edhe në Kosovë-
Postet më të rëndësishme që ka mbajtur nga viti 1944 deri në dënimin e tij në 1974 janë :
– Drejtor Politik i Ushtrisë,
– Komisar i Korpusit të Korçës (pasi u ul në detyrë për mospërkrahjen e propozimit për heqjen e gradave në ushtri),
– Drejtor i Institutit të Studimeve Ushtarake,
– Anëtar i Komitetit Qendror
– Anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Në këtë post gjeneral Sadik Bekteshi ka bërë një punë të madhe për promovimin dhe dekorimin e gjithë heronjve të veriut të Shqipërisë dhe pjesës së Kosovës për periudhën e rilindjes dhe asaj të Luftës së Dytë Botërore.
– Ka studiuar në dy akademi në ish Bashkimin Sovjetik, në Ak. Frunze dhe Ak. Voroshillov, që kishin përgatitur oficerë të gradës së gjeneralëve.
Vajza e gjeneral Sadi Bekteshit, Vera Bekteshi lidhur me babin e saj thekson: Mendoj se im atë ka mbajtur një qëndrim dinjitoz megjithë depersonalizmin që i shkaktoi dënimi nga regjimi i Enver Hoxhës“. Vlen te përmendet se në gjyq, vazhdon më tutje Vera, pas arrestimit të tij, ai nuk i pranoi akuzat si dhe për qëndrimin e tij kokëfortë, ne të familjes nuk u lejuam ta shohim në burg përgjatë gjithë dënimit te tij, veçse kur erdhi ish sekreatri i përgjithshëm i OKB-se Perez de Quelar në vizitë në Shqipëri në vitin 1988 apo 1989.
– Në familjen tonë, thotë Vera Beketshi vajza e gjeneral Sadik Bekteshit, është folur gjithnjë për origjinën tonë aq sa ne e tregonim me krenari këtë origjinë nga Vuthajt e Plavë Gucisë dhe mund të jemi konsideruar si të huaj për bllokun ku u rritem. Në librin tim të parë “Vila me dy Porta ” ka përshkrime edhe për Vuthajt sipas tregimeve të gjyshes së Verës, gjë që më ka përkuar me realitetin kur Vera Beketshi shkoi për vizite me motrën e saj në Plavë-Guci.
Gjatë qëndrimit në burg, të burgosurit tjerë e thërrisnin Bac, dhe një i burgosur e pyet „Bac Sadik kur do çlirohet Kosova“ ndërsa Sadiku duke qenë njohës i mirë i rrethanave dhe i çështjeve ushtarake iu ishte përgjigjur: „Kosova do çlirohet atëherë kur të bëhët një luftë e përmasave botërore“, sepse Bac Sadiku e dinte mirë se serbi nuk do dorëzonte Kosovën aq lehtë.
Gjenerali vuthjan, Sadik Bekteshi ndërroi jetë më 12 Qershor 2000 në Tiranë, pasi vizitoj Kosovën e lirë, edhe pse ato ditë ishte në gjendje të rënd shëndetësore sepse Sadiku gjithnjë thoshte se nuk dua të vdes pa e parë Kosovën e lirë dhe së bashku me një delegacion të veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare përmbushi ëndrrën e ti jetësore për ta par Kosovën e lirë.
Esad Gjonbalaj