Ka ndërruar jetë albanologu i shquar Robert Elsie
Albanologu i shquar kanadez me origjinë gjermane, Robert Elsie, ka vdekur. Elsie, është mbase emri më i dëgjuar ndër albanologët e fundshekullit të njëzet dhe fillimshekullit njëzetenjë
Ai do të bëhej vizitor i rregullt i Seminarit të Gjuhës Shqipe në Prishtinë ku dhe do të mësonte edhe të folmen në gegnisht të shqipes, përmes njohjeve me kosovarët.
I dekoruar nga presidenti Bujar Nishani, Robert Elsie ishte autor i dhjetëra librash dhe artikujsh nga fushat e albanologjisë. Po ashtu, ai kishte përkthyer letërsi shqipe në anglisht, sikur poetët Migjeni, Lasgush Poradeci e shkrimtarin Fatos Kongoli. Ndërkohë ai do të mbahet në mend si përkthyes në anglisht i poemës së Gjergj Fishtës, “Lahuta e Malësisë”. Elsie, kishte përpiluar edhe leksike dhe fjalor të shqipes si dhe ishte autor i një historie të përgjithshme të Shqipërisë dhe të Kosovës. Gjithashtu, ai kishte qenë përktheys gjatë procesit gjyqësor të diktatorit serb Sllobodan Millosheviq në Hagë, ku kishte përkthyer drejtpërdrejt dëshmitarët shqiptarë.
http://www.elsie.de/index.htm