Site icon PLAVA E GUCIA SOT

LAJM MORTOR NGA FAMILJA AHMETAJ

Me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët, dashamirët dhe mbarë komunitetin se sot, më 19 nëntor 2026, në moshën 76-vjeçare, në New York, u nda nga jeta më e dashura jonë,

Bahtije (Baca) Radonçiq Ahmetaj

(bashkëshortja e Hysen Zymer Ahmetajt)

Varrimi i së ndjerës do të bëhet në vendlindje, në Vuthaj. Për datën dhe orën e saktë të ceremonisë mortore do t’ju njoftojmë sapo të marrim informacionin përkatës nga familja Ahmetaj.

Të pikëlluar për ndarjen e saj nga jeta janë:

Bashkëshorti Hyseni, djemtë Rifati, Isufi dhe Shkëlzeni, vajzat Vjollca dhe Shqipja, si dhe e gjithë familja e gjerë Ahmetaj dhe Radonçiq.

Në këto çaste të dhimbshme, redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të së ndjerës, duke bashkëndier me ta dhimbjen për këtë humbje të madhe.

U prehtë në paqe dhe i qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Exit mobile version