Njoftojmë komunitetin, miqtë, shokët dhe të gjithë dashamirët se sot, më 17 Nëntor 2025, papritmas në Prishtinë, ndërroi jetë motra jonë e dashur,
GJYKË U BALIDEMAJ
4 Nëntor 1959 – 17 Nëntor 2025
Ju njoftojmë se e pamja për të ndjerën Gjykë U Balidemaj do të mbahet sipas këtij orari:
- Sot, 18 Nëntor 2025, nga ora 18:00 deri 21:00, në Shtëpinë e Kulturës Martinaj.
- Nesër, 19 Nëntor 2025, do të bëhet varrimi në varrezat e fshatit Martinaj në ora 13:00
- Të enjten, 20 Nëntor 2025, do të zhvillohet e pamja në Shtëpinë e Kulturës Martinaj.
Të pikëlluar:
vëllezërit Rrustemi dhe Musa,
motrat Fatimja, Raba, Bjeshka dhe Ajshja.
Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” i shpreh familjes Balidemaj ngushëllimet tona më të sinqerta.

