Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot, më 1 shtator 2026, u nda papritur nga jeta më i dashuri ynë,
HAZIR BRAHIMI GJONBALAJ
01.09.1959 – 01.09.2026
Ndarja e tij nga jeta la të pikëlluar bashkëshorten Hasime, djemtë Fazli dhe Visar, vajzat Antigone, Arbëresha dhe Albulena me familjet e tyre, si dhe vëllezërit, të afërmit, miqtë dhe dashamirët.
E pamja dhe ceremonia mortore do të mbahet të mërkurën, më 2 shtator 2026, nga ora 4:00 PM deri në 9:00 PM, në:
F. Ruggiero & Sons Inc. Funeral Home & Cremation Services
732 Yonkers Ave, Yonkers, NY 10704
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindje, në Vuthaj. Për ditën dhe orën e varrimit familja do t’ju njoftojë me kohë.
Të pikëlluar: Vëllazëria Gjonbalaj me familje.
Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” i shpreh familjes Gjonbalaj, të afërmve, miqve dhe dashamirëve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Hazir Brahimi Gjonbalaj.

