Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare më e dashura jonë:
Esmeralda Pero Ulaj
E ndjera ishte bija e të ndjerëve Pero Mihajli dhe Bibike, bashkëshortja e Xhemal Ulajt dhe nëna e Edvin Ulajt.
Pas saj mbeten për ta kujtuar me dashuri dhe respekt familjarët, të afërmit dhe miqtë e shumtë.
Pritja dhe përcjellja bëhet në Sallën “Kolping”, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet të mërkurën, më 3 qershor 2026, në ora 18:00, në varrezat e qytetit “Stom Golem”.
Familja Ulaj pret vizita ngushëllimi të dielën, më 7 qershor 2026, nga ora 08:00 deri në 12:00, në Sallën “Kolping”, kati i parë.
Familjes Ulaj, si dhe gjithë të afërmve, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.
Redaksia e Portalit Plava e Gucia Sot i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ulaj dhe të gjithë farefisit, me lutjen që e ndjera Esmeralda Pero Ulaj të prehet në paqe. 🕊️

