Site icon PLAVA E GUCIA SOT

“Lëvizja për Guci”Kumtesë për opinion

    Të nderuar bashkëvendas, të dashura motra dhe vllezër në amerikë, evropë dhe kudo tjetër nëpër botë, bazuar në propagandat dhe shpifjet e “Forumit shqiptar” në Guci, akuzave të tyre të ndyera, linçimeve e fyerjeve, sharjeve dhe ofendimeve të rënda dhe të palogjikshme vetëm nga ambicjet e tyre për pushtet, “Lëvizja për Guci” për hirë të transparencës dhe informimit të drejtë reagon me arsye, me qëllim të demantimit të plotë të shpifjeve denigruese të pavërteta dhe përçarëse. 

    “Lëvizja për Guci” hyri në zgjedhjet lokale të 15 shtatorit 2024, bazuar në normat universale të demokracisë pa mbështetjen e askujt por me vullnetin e fortë të aktivistëve dhe përkrahësve të saj me bindjen e krijimit të një faktori të ri dhe të rëndësishëm në jetën politike-shqiptare.

    Fushata e “Lëvizjes” ishte e njerëzishme, e qetë dhe paofendime dhe pa asnjë lloj fyerje edhe pse kishte fakte dhe arsyepër të thënë shumëçka për disa kundërshtarë politik por “Lëvizja” vazhdoi rrugën e vet demokratike me ide e program të qartë për zhvillim dhe përparim të vendit tonë.

    Për dallim, fushata e “Forumit shqiptar” ishte e turpshme, përçarëse dhe ofenduese e cila kulmin e egërsirës me satelitët e vet e shfaqë që në ditën e parë kur “Lëvizja” dorëzoi listën për zgjedhjet lokale me shprehjet më të rënda, tradhëtarë etj., nga e marrin këtë të drejtë?! Kush janë tradhtarët?

    Ata vet kishin arritur marrëveshje parazgjedhore dhe bashkëpunim me partinë e Gjukanoviqit në Guci (PDS) për të qeverisur bashkë duke mos respektuar dhe duke nënvlerësuar “Lëvizjën” me bindjen e gabuar se ajo nuk do të përfaqësohet fare.

   “Forumit shqiptar” në Guci i kishin ardhur në përkrahje me ditë dhe netë: ministra, deputet, drejtor politik etj., të shoqëruar edhe nga “njësia speciale” për të ushtruar presion dhe shantazhe,duke krijuar panikë dhe urrejtje me premtime të shumëta…

    Ajo çka ishte kulmi i të zezave gjatë fushatës është se kishin organizuar inspeksione të ndryshme shtetërore në komunë të Gucisë, mundësisht për të shkarkuar dhe larguar nga puna aktivistët e “Lëvizjës”.

    Me çdo kusht tentonin për ta zhdukur “Lëvizjën” duke mos kuptuar se ajo i ka rrënjët thellë në shpirtin e votuesve, besnik-shqiptar.

    Pas rezultatit të zgjedhjeve të 15 shtatorit “Forumit shqiptar” dhe partisë së Gjukanoviqit (PDS) u dështoi plani sepse nuk arritën bashkarisht ta bëjnë shumicën sepse u mungonin edhe 3 këshilltarë, ata vazhduan përpjekjet për 25 ditë me radhë për të përvetësuar ndonjë partner tjetër të ri për ta krijuar shumicën por nuk ja arritën qëllimit.

    Me “Lëvizjën” nuk janë marrë aspak, por vetëm atëherë kur u kanë dështuar planet dhe u janë shterrë të gjitha mundësitë e krijimit të shumicës, pra pas 25 ditëve që kishin kaluar nga dita e zgjedhjeve, atëherë kur ishte vonë sepse ishte arritur marrëveshja me koalicionin “Me zemër për Gucinë”.

    Por edhe sikurse “Lëvizja” të ishte bashkë me “Forumin shqiptar” dhe partinë e Gjukanoviqit (PDS) përsëri nuk do të mund të formohej pushteti lokal sepse nuk arrihen numrat (16 këshillëtar).

    Të nderuara motra dhe vëllezër në mërgim, Kuvendi Komunal i Gucisë ka gjithsejtë 30 këshilltarë (prej të cilëve 9 këshilltarë në partitë shqiptare) të shpërndarë nëpër parti politike, ku duhet kuptuar se domosdo bëhen marrëveshje për tu krijuar shumica, sepse të gjithë shqiptarët bashkë nuk mund ta bëjnë shumicën.

    Edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet “Lëvizjës” dhe koalicionit “Me zemër për Gucinë”, sepse nuk ekzistonte asnjë rrugë tjeter, vazhduan propagandat dhe shpifjet nga “Forumi” duke na akuzuar se paskemi bërë marrëveshje me “boshnjak”, derisa “Forumit shqiptar” nuk ju pengon fakti se në nivel shtetëror janë në qeverisje me Mandiqat, me Frontin pro-serb dhe pro-rus duke marrë edhe pozita të larta shtetërore.

    Në seancën e fundit më 30 dhjetor 2024 të Kuvendit Komunal të Gucisë, pra para se të fillonte ajo u krijua një mosmarrveshje për pjesmarrjen në Kuvend, të gazetarit të portalit (Plava e Gucia Sot) me Kryetarin e Kuvendit ku kemi reaguar edhe ne si “Lëvizje” sepse ishte në interesin tonë që ai të jetë i pranishëm,por si duket qëllimi i “Forumit shqiptar” ishte për ta braktisur Kuvendin, për të mos e votuar buxhetin i cili parashihet të jetë shumë zhvillimorë dhe për faktin se për herë të parë “Lëvizja”kishte angazhuar përkthyes të akredituar dhe profesionist në gjuhën shqipe.

   Për nderë të vëllezërve dhe motrave tona të besimit katolik dhe për festat e fundvitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri për herë të parë në historinë e Gucisë, Sheshi i qytetit stoliset, ndriçohet dhe zbukurohet duke u shoqëruar edhe me aktivitete të ndryshme si: koncerte, lojëra, dhurata për fëmijë etj.

  Gjatë mandatit të kaluar,ne shqiptarët kishim mjaft poste politike por nuk u pa asnjë xixë-ndriçimi në qytetin e Gucisë me arsyetimin, vitin e kaluar se komuna ishte solidarizuar me Palestinën dhe nuk u dëgjua asnjë zë gazetarit por si duket edhe gazetarët tanë, paskan pa shkuar në Palesinë.

    “Lëvizja për Guci” gjithmonë do të jetë në shërbim të interesave të përgjithshme të popullit, në shërbim të zhvillimit dhe të punësimit dhe larg interesave të ngushta personale, familjare dhe klanore dhe ajo do të jetë e hapur për bashkëpunim dhe i mirpret të gjithë ata dhe ato që dëshirojnë të japin kontribut pa hile dhe me plot zemër për Guci dhe shqiptari.

Me nderim “Lëvizja për Guci”

Guci, janar 2025

Exit mobile version