Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Mr.prof.inxh-ligjerues indërtimtarisë ZEQIR (Sylë)RUGOVA-(1935-1997)

 

-Pedagogu dhe veterani i arsimit Zeqir Sylë Rugova u lind më,13.Nëntor 1935 në fshatin Hakaj-Malesi Plave E Guci. Shkollën fillore e kreu në Plavë, ndërsa shkollën e mesme teknike-drejtimi i ndërtimtarisë në Podgoricë më 1954.Po në këtë vit shkollor u regjistrua në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Beogradit ku edhe përfundoi studimet më 1961 në afat rekord si i vetmi shqiptar i asaj kohe me temën e Diplomës Urat masive~ që u vlerësua me notën 8.

Pas kryerjes së studimeve punësohet në vendlindje në ndërmarrjen ndërtimore ~Temel~ në Plavë. Më 1962 me ftesën e drejtorit të atëhershëm, të ndjerit prof. Millan Perkaj, punësohet si profesor në qendrën e mesme shkollore teknike~Boris Kidriç~ në Mitrovicë.

Ai ishte i vetmi inxhinier shqiptar i ndërtimtarisë me çrast ju bashkangjit dy shokëve nga studimet e gjeneratës nga Beogradi, inxh.Ilijaz Haxhiut dhe të ndjerit prof.Ramadan Shalës.

-Këta pishtar të arsimit gjat regjimit të Rankoviqit ishin kolosët e parë të cilët ligjëruan mësimet në gjuhën shqipe*prof.Zeqir Rugova, ishte mësimdhënësi i parë nga ndërtimtaria i cili ligjëroi 8 lëndë profesionale sepse impononte koha që të ngris kuadro të reja shqiptare në qytetin e Isa Buletinit, siç e dëshironte ai ta quante Mitrovicën.

-Gjat viteve 1967-1968 punësohet si ligjërues në Shkollën e Lartë Teknike në Mitrovicë, ku edhe ligjëroi lëndët nga Statika me rezistencë të materialeve. Aty ishte shef i seksionit të ndërtimtarisë dhe kryetar i Këshillit drejtues.

-Prej vitit 1968-1969 përzgjidhet asistent në Fakultetin Teknik të ndërtimtarisë për lëndët;

-Urat e betonit, Konstruksionet prej drurit dhe gurit, me çrast nga këto lëndë i mbajti ushtrime gjerë më vitin shkollorë 1976-1977 kur edhe përzgjidhet për ligjërues dhe profesor i rregullt për lëndën Konstruksionet prej druri dhe skelet.

-Prej vitit 1980 përpos seksionit të ndërtimtarisë ai mbajti ligjërata edhe në seksionin e arkitekturës. Deri në vitin shkollorë 1985-1986 prof. në fjalë i ka mbajtur ligjëratat në të dy seksionet dhe në të dy gjuhët, atë shqipe dhe serbo-kroate.

-Me propozimin e Dekanatit nga Fakulteti Teknik, profesor Rugova kaloi për specializim praktik në ndërmarrjen ndërtimore~~Mostogradnja~=Urëndërtimi në magjistralen e Adriatikut në aksin rrugorë Besnik-Rozhaj.

-Profesor Z.Rugova ishte i stërngarkuar me angazhime profesionale, mirëpo afër të gjitha ngarkesave ai i regjistron studimet pas-universitare në Zagreb më 1969 i ndëgjon  ligjëratat dhe ushtimet, i vërteton semestrat, i jep të gjitha provimet pran Fakultetit të Ndërtimtarisë në Zagreb me çrast edhe e paraqiti punimin e magjistraturës me titull~Analiza e ndarjeve të mbajtësit e ngjitur në lameluar prej druri me lartësi të ndryshme~>e të cilën më 05.02.1985 e aprovoi Këshilli shkencor-mësimor i Fakultetit të shkencave të Ndërtimtarisë.

-Si mësimdhënës i lëndës ~Konstruksionet prej drurit dhe skelet~prof.Rugova ka marrë pjesë aktive në grupin e ekspertëve dhe pedagogëve të Këshillit aksional për përparimin e ndërtimit me dru në ish Jugosllavi, si dhe në simpoziumet e ndryshme shkencore të mbajtura në:-Zagreb, Maribor, Zveçevë, Beograd Shkup e gjetiu.

-Mori pjesë edhe në simpoziumin me temat bosht Konstruksionet bashkëkohore prej druri (në Cavtat 1976 dhe në Bled 1986), Këshillimet me temat: Konstruksionet bashkëkohore prej betonit~(Dubrovnik 1985 dhe Prishtinë 1986).

-Përpos punës hulumtuese dhe angazhimeve shkencore në reparte e terrene të ndryshme, ai kryente punët në cilësinë e mbikëqyrësit si komisionar profesional.

Kuvendi Komunal i Skënderajve me rastin e fatkeqësive elementare prof. Rugovën e lavdëroi publikisht për kontributin e dhënë kësaj treve legjendare.

Prof. Rugova ndjehej krenar kur gjendej në mesin e burrave të Drenicës dhe me orë të tëra qëndronte duke biseduar me Atdhetarin tani të ndjerë Halil Xanin e Polacit,i cili evokonte kohën e Saban Polluzhës, Azem e Shote Galicës dhe Tahir Mehës legjendar.

-Përkundër angazhimeve të pa-numërta si pedagog, profesor Rugova ishte i angazhuar edhe në punë tjera profesionale duke realizuar PROJEKTE ndërtimore, mesa vijojnë:

-Fusha e Sportit në Plavë (1961) në malësi,

-Rruga Plavë -Babinë (1961) në malësi,

-Palestra e makinerisë dhe aneksi i SHMT-Boris Kidriç në Mitrovicë (1965-1966),

-Adaptimi dhe zgjerimi i Shkollës së Lartë Teknike në Mitrovicë,

-Pranimi teknik i magjistrales Prishtinë-Shkup,

-Lokacioni i urës mbi lumin Erenik në Junik,

-Restaurimi i Urës harkore mbi lumin Bistricë në Prizren,

-Sanimi i urës mbi Lepencin e Kaçanikut,

-Ura mbi lumin Llap në fshatin Barilevë,

-Ura mbi Drinin e Bardhë në Rudicë,

-Sanimi i urës prej druri mbi lumin Sitnicë në Vushtrri,

-Rruga Prizren-Kukës i Ri.

-Profesor Rugova ka dhënë kontribute të shumta në komisione,ekspertiza, mbikëqyrje dhe pranime të shumta teknike të objekteve kapitale anë e kënd Kosovës dhe ish jogurt Jugosllavisë. Rugova shquhej i veçuar me kontributin e tijë profesional e shkencorë për ndërtimin e objekteve shkollore, pastaj vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet dhe propozimet dhe këshillat e tija për sanimin e shtëpiave në Skënderaj dhe Besianë.

-Prof. Rugova i përkushtoi kujdes e bëri mbikëqyrjen e medresesë Al-Audin~në Prishtinë gjat vitit 1982-1984.

-Afër angazhimeve të pa numërta prof. Rugova,në asnjë moment nuk i harronte studentët e tijë, të cilët i donte me një pasion të veçantë, ai nuk kursente asgjë për dhënjën e diturisë, me qëllim që njohjen dhe diturinë e vet të bartëte te gjeneratat e reja dhe pas-ardhësit profesional të ndërtimtarisë dhe arkitekturës.

Punën e tijë shkencore e kurorëzoi me daljen e botimit gjat vitit 1989 me titullin ~KONSTRUKCIONET PREJ DRURIT DHE SKELET~

-Afër të gjitha angazhimeve ai përkujdesej maksimalisht si Humanitar i dashur e i jashtë-zakonshëm për tërë farefisin e gjerë e të ngushtë, duke i udhëzuar e orientuar për ballafaqim me jetën dhe arritjet shkencore, Kombëtare, familjare e shoqërore.

-Për prof. Zeqir Rugovën, Atdhe-dashuria e shkenca ishin mbi të gjitha kërkesat kryesore nga jeta. Ai epte këshilla e Dituri por, mbi të gjitha kërkonte rezultate pozitive, duke i dhënë llogari pozitiviste.

~Njerëzit si ju nuk vdesin kurrë, ata mbetën në analet e përjetësisë si veteran i shkencës dhe Atdhe-dashurisë*

-Pas një sëmundje (kancerogjene)  ndërroi jetë kolosi jonë në moshën 62 vjeçare, në Prishtinë më, 23.Tetor 1997. Trupi i tijë u varros në vendlindje të fshatit Hakaj-malësi Plavë e Guci, nën përcjellje familjare dhe prani madhështore të mijëra qytetarve e bashkë vendasve nga mbarë Trojet Tona-shqiptare dhe Diaspora.

 

Enver PRELVUKAJ

Exit mobile version