Site icon PLAVA E GUCIA SOT

** P Ë R K U J T I M: Adem Istref Ahmetaj**

U mbushën 20 vite që u ndave nga ne. Atë ditë të 6 Korrikut ti dhe frymën e fundit, aty në vendlindje ku u linde dhe u rrite, aty i rrethuar nga kurorat e bjeshkëve tona ku përjetësisht pushon shpirti yt i bardhë, aty në trojet stërgjyshore që deshe shumë. Ti u ndave nga ne fizikisht, por me ne jo kurrë sepse ne kurrë nuk do shuajmë dashurinë për ty. Me ne je për çdo ditë, na shoqërojnë buzëqeshja jote, urtia jote dhe këshillat tua.

Ti ike, por prapa le një familje që mburret me Ty dhe njëkohësisht me besnikëri vazhdojmë rrugëtimin jetësor që ti na trasove.

Pusho i qetë në botën e amshueshme, kujtimi dhe malli për ty është i madh po aq sa edhe krenaria që të patëm.

Të përkujton familja e gjerë

Exit mobile version