🕯️ 5 Shtator 1995 – 16 Tetor 2024
U bë një vit që nga dita kur u ndave prej nesh — një vit që zemrat tona rrahin me mall e dhimbje për ty.
Ike dhe na mblodhe bashkë, i dashur Bekim, por jo për gëzim…
Do të donim të të shihnim teksa arrije ëndrrat e tua,
të krenohemi me sukseset që ishin vetëm çështje kohe,
të dëgjonim të qeshurën tënde që mbushte shtëpinë me dritë e frymëzim.
Por ti ike pa fjalë,
na le mes kujtimesh që s’mund të plaken kurrë,
mes një malli që rritet çdo ditë e që s’ka kufi.
Nuk ka forcë që ta ndalë këtë dhimbje,
as kohë që ta zbehë dashurinë që kemi për ty.
Për ne, ti nuk je larguar —
dhe këtë s’e pranojmë dot.
Ne besojmë se shpirti yt i njomë rrezaton paqe e dritë
në universin tonë të përbashkët.
Të pikëlluar:
Babai Ujkani, motra Majlinda, dhe familja e gjerë Ahmetaj
🕯️ Kujtimi yt do të mbetet përgjithmonë i gjallë,
ashtu si dashuria jonë për ty që nuk do të shuhet kurrë.

