Site icon PLAVA E GUCIA SOT

P Ë R K U J T I M ROSI…

P Ë R K U J T I M

ROSI ISA GJONBALAJ
15 Prill 1994 – 29 Qershor 2016

ROSI – Emrin qe ta la babi, si Maja e Rosit në Alpet tona. Sa ato maje të duam sa ato maje të larta na mungon !

Një vit pa ty Rosi është një shekull i plotë dhimbje për humbjen tënde, MALLI PER Ty nuk na shuhet dot. Mbretëresha e jonë nëna, në çdo hap të kërkon dhe jeta e saj ROSI çdo ditë pa Ty po shteron. Vetëm nëna e di sa dhembje ndjen në zemrën e saj, kudo që e hedh hapin ajo po kërkon ta dëgjoj zërin tënd. Sa dëshirë ka T’i flasësh me zë të dëlirë T’i thuash nëna ime “çdo gjë do të bëhet mirë”.
Zgjohu ROSI i dashur të pret vëlla e motër, Zgjohu se pa ty Rosi as zjarri s’ngroh në votrën tonë. Pa ty ditët s’kanë diell e as netët s’kanë hënë, stinët janë krejt me borë e acar e vitet skëterrë.
Lumi i lotëve fare s’ka shterim, sa mall kemi për ty të ta hedhim edhe njëherë një përqafim. Rosi ti ishe i dashur për të gjithë i veçantë e zemërdëlirë

Do të na mungosh gjithë jetës
Na le për herë me zemër te thyer…

Exit mobile version