Sot u bë një vit pa ty…
një vit i mbushur me mall e kujtime,
një vit pa ta dëgjuar zërin tënd të ëmbël
dhe pa ta parë buzëqeshjen tënde të ngrohtë.
Ah, sa shumë do të donim të të kishim pranë si dikur.
Vdekja tinzare të ndau nga ne,
por kujtimi yt jeton çdo ditë në zemrat tona.
Dhimbja për mungesën tënde është e madhe,
por po aq e madhe është edhe krenaria që të patëm.
Ti mbetesh dritë në kujtimet tona
dhe dashuri e pashuar në zemrat tona.
Gjithmonë në zemrat tona.
Me mall të përjetshëm pë Ty, të përkujton:
Familja

