Haxhi Smail Haxhaj
12 Qershor 1963 – 15 Nëntor 2023
Sot bëhen dy vite që u nda nga jeta njeriu ynë më i dashur, Haxhi Smail Haxhaj.
Në këtë ditë të rëndë për familjen dhe farefisin, kujtimi për Ty nuk është zbehur asnjë çast. Ti u ndave prej nesh vetëm fizikisht, Babai ynë i shtrenjtë, sepse çdo ditë që kalon, dashuria, respekti dhe mungesa për Ty vetëm sa rriten.
Ne — bashkëshortja, fëmijët, mbesat e nipërit, vëllezërit e motrat Haxhaj — të kujtojmë çdo ditë, sikur të ishe larguar nga ne dje. Ti jeton dhe do të jetosh përherë në zemrat, mendjet dhe shpirtin tonë.
I dashuri ynë prind, Ti ishe njeri i rrallë.
I pajisur me moral të lartë, me virtyte të rrënjosura qysh në fëmijërinë tënde në Arbnesh. Mjaftonte një takim me Ty, dhe njerëzit nuk të harronin kurrë — sepse kishe madhështinë e thjeshtësisë, zemrën e pastër dhe fjalën e urtë.
Me dashuri dhe respekt të kujtojnë dhe nuk të harrojnë kurrë:
bashkëshortja Sadetja, djali Elbasani, vajza Gentiana, reja Medina, dhëndri Naimi;
mbesat e nipërit Elira, Luljeta, Haxhiu dhe Bekimi;
si dhe mbarë farefisi në New York dhe Arbnesh.
15 Nëntor 2025

