Site icon PLAVA E GUCIA SOT

PERVJETORI I TAKIMIT 30 Vjetori i gjeneratës së Plavë Gucisë…

PERVJETORI I TAKIMIT

30 Vjetori i gjeneratës së Plavë Gucisë (VIDEO)
New York
12 Qershor 2016

Vitet po ikin shpejt por kujtimet shokëve të gjeneratës ringjallen serish duke u takuar pas 30 viteve të maturës. Gjenerata e jonë nga Plave Gucia e dëshmoj se koha kalon por kujtimet e bukura të femërisë tonë ende janë të fuqishme dhe të pa harrueshme në mesin shoqërisë së kohës së gjeneratës që ne i përkasim.
Mbrëmë në ambientet e lokalit Sapori në White Plains, NY pronë e vëllezërve Selman dhe Skënder Balidemaj u mbajt një takim që do të mbetet për një kohe të gjat në kujtimet shokëve dhe shoqeve të gjeneratës tonë.
Bashkimi i shokëve dhe shoqeve të gjeneratës u be po sikur e bënim dikur ne vendlindje, në oborret e shkollave tona, aty pastaj po sikur ishim në vendlindje dhe të vegjël posa ra zilja e shkollës hymë të gjithë të bere në rresht për dy dhe kështu stimuluam kujtimet e femëirisë të një ore të rregullt “orë kujdestarie”.
Posa u ulem si dikur në bankat shkollore dhe me fletore në dorë filluam “orën e kujdestarisë”.
Të gjithë të shtangur nga malli i kohës dhe emocionet e një ribashkimi pas një kohe kaq të gjat filluam orën e kujdestarisë.
Arsimtar të klasës e kishim shokun tonë te gjeneratës Vesel Qosaj i cili posa hyri në “klasë” që te gjithë u ngritëm në këmbë dhe e përshëndesim. Në përshëndetje e tij Veseli shprehi kënaqësinë e Ribashkimit tonë dhe fjalën ia dhe “kujdestares së klasës” shoqes tonë Hatmane Prelvukaje cila theksoj se sot fatkeqësisht të dashur shoqe dhe shokë në mesin tone na mungojnë dhe janë shuar nga jeta shokët dhe shoqe të gjeneratës, për te cilët ne mbajtëm një minutë heshtje për të nderuar ata që na mungojnë por edhe shprehur mallin tonë të thell qe ndiejmë për mungesën e tyre sonte. Ora e stimuluar e mësimit vazhdoj me fjalimin e “kryetarit të kasës” Esad Gjonbalaj i cili theksoj se meritat për këtë mbrëmje u takojnë ju të gjithëve që kjo natë të jetë kaq madhështore me pjesëmarrjen e 33 shoqeve dhe shokëve të gjeneratës.
Pastaj ne të gjithë shprehem respektin dhe mburrjen tone për shokët e gjeneratës, luftëtaret e lirisë Sadri Mehaj dhe Deme Hasangjekaj të cilët me veprën e tyre të atdhedashurisë nderuan Plave Gucinë por edhe tërë gjeneratën tonë.
Kolë Camaj theksoj se kjo mbrëmje duhet të shndërrohet në diçka tradicionale sepse vitet po ikin e ne duhet të takohemi sërish por duke marr edhe familjet tona në këso mbrëmjesh të kësaj natyre.
Kjo mbrëmje ishte një gërshetim malli , një gërshetim kujtimesh, kjo mbrëmje dëshmoj se edhe pse vitet dhe koha bëjnë të veten ne plavë-guciasit kemi ngrohtësinë e sinqert njerëzore dhe vëllazërore te ruajtur dhe kalitur thell ne sinqeritetin malësorëve dhe ma malësoreve te Plave Gucisë.
Po kjo mbrëmje nuk përfundoj pa dëshmuar edhe humanizmin dhe solidaritetin me dy shokët e gjeneratës qe sot jetojnë ne vendlindje te cilëve ne ua tubuam nga $1000 për shoq, para këto qe do ua dërgojmë së shpejti si dhuratë nga ne në mërgim për ata qe qëndrojnë ne vendlindjet tona.

Pjesmarresit ne mbremje
1. Agim S Balidemaj
2. Arif qosaj
3. Bajram Balidemaj
4. Bekë S Balidemaj
5. Beqir Miniqi
6. Demë Hasangjekaj
7. Dude Prelvukaj
8. Esat Gjonbalaj
9. Esma Kukaj
10. Fadil Qosaj
11. Haki Mujaj
12. Halil H Ahmetaj
13. Hatman Prelvukaj
14. Imer imerukaj
15. Isak Qosaj
16. Izet Rugova
17. Kolë Camaj
18. Lirije Fertatj
19. Maria Palushaj
20. Muharram brucaj
21. Mujë Balidemaj
22. Nafije Gjonbalaj
23. Pule Selimaj
24. Ramiz Hakaj
25. Rifat Lecaj
26. Rush Gjonbalaj
27. Sadri Gjonbalaj
28. Sadri Mehaj
29. Safet Kukaj
30. Selman Z BAlidemaj
31. Vesel Qosaj
32. Xhemile Prelvukaj
33. Zeqir Balidemaj

nga:Esad Gjonbalaj

Exit mobile version