Site icon PLAVA E GUCIA SOT

PLAVE GUCIASIT PER MARK GJONAJ Te nderuar bashkëkombës dhe bashkëvendës…

PLAVE GUCIASIT PER MARK GJONAJ

Te nderuar bashkëkombës dhe bashkëvendës
Komuniteti Shqiptaro Amerikan kësaj radhe e ka mundësin qe për herë të pare në historinë e diasporës tonë, në kuadër të qytetit të New Yorkut ne Distriktin e 13-te, të zgjedhin me votën dhe përkrahjen e tyre, Mark Gjonaj Democrat for City Council ( Anëtar te Këshillit Bashkiak qytetit te New Yorkut)
Mark Gjonaj nëse zgjidhet për City Council do te ketë mundësi shume me te mëdha për ti ndihmuar komunitetit shqiptaro-amerikan.
Asambelisti ynë Mark Gjonaj është duke garuar për te mundur 4 kandidatë te tjerë ne distriktit te 13-te te cilët po e sulmojnë për te fituar nominimin. Mark Gjonaj është mbështetur nga shume politikane te zgjedhur si dhe sindikatat me te rëndësishme dhe gjithsesi edhe nga diaspora shqiptare.
Te Martën me 12 Shtator 2017 demokratet, gjegjësisht votuesit e regjistruar Demokrate do te zgjedhin me votën e tyre te përzgjedhurin e tyre për garën finale. Kjo është arsyeja pse është shume e rëndësishme që komuniteti shqiptaro-amerikan të qëndrojë i bashkuar dhe të mbështesë Markun fuqishëm me 12 Shtator.
Nese Mark Gjonaj fiton në 12 shtator, ai do të ketë nevojë për mbështetjen tonë përsëri në Nëntor për zgjedhjet e përgjithshme, votime këto qe janë te hapura për të gjithë votuesit e regjistruar pa dallim partie.

Lagjet te cilat mund te votojnë per Mark Gjonaj nder te tjera jan keto:

Morris Park, Pelham Parkway, Pelham Gardens, Westchester Square, Pelham iddletown, Schulyerville, Throggs Neck, Silver Beach, Locust Point, Waterbury Lasalle, Country Club, Spencer Estates, City Island.

Ju mund ta gjeni nëse jetoni ne lagjet e Distriktit 13-te duke klikuar ner kete link:
You can find out if you live in the 13th City Council District by clicking on the link below:
http://www.mygovnyc.org/
https://council.nyc.gov/district-13/

Exit mobile version