Site icon PLAVA E GUCIA SOT

PREK CALI SIMBOL BASHKIMI Këtyre ditëve ne media dhe rrjete…

PREK CALI SIMBOL BASHKIMI

Këtyre ditëve ne media dhe rrjete sociale po epën alarme se u “rrënua kulla e Prek Calit”, dhe gjakrat nxehen me maksimum.
Për figurën e Prek Calit nuk kemi nevojë fare te mbajmë leksione historike sepse emri i ti dhe veprat e ti, flasin për vetveten e ti dhe historinë e lavdishme qe Prek Cali la prapa.
Por nuk mund te rrimë indiferentë dhe ne heshtje e mos te reagojmë kur sheh gurët e truallit te kullës se kreshnikut kelmendas duke rrokullisur andej e këndej, kinse dikush për restaurim e dikush për zbatim kompetencash.
Informacionet e tilla dhe përhapja e deklarimeve emocionale ndikojnë negativisht ne përkeqësimin dhe tensionimin e ndonjë situate te pakuptimet te bere besoj pa vetëdije nga individ qe mund te sjellin mosmarrëveshje te pa kuptimta ne mes atyre qe kanë një qellim te përbashkët vetëmse qasje te ndryshme. Ne si plave-gucias e Kelmendas te ndarë nga kufijtë artificial jemi ne gjendje te kontribuojmë sëbashku me atdhetaret tjerë te trevës tone për jetësimin e kësaj vepre madhore deri ne përmbyllje dhe finalizimi te saj me suksesëshem, gjithmonë duke menduar dhe vepruar ne frymën e te madhit Prek Cali qe ishte dhe vdiq për BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPATRE e ne asnjë mënyrë për përçarje te pa kuptimta, sepse sikur do na dëgjonte kreshniku i Malësisë do te thoshte “Ngadalni burra plqenojeni mire e mos gutni” .
Kulla te PREK CALIT do te ndërtohet sepse fshama e atdhetarisë se Prekës e kërkon atë.

Exit mobile version