Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj u takua sot me presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi me të cilin zhvilloi një bisedë miqësore.
Kryetari Gjeloshaj u shpreh i kënaqur me bisedimet e zhvilluara, duke vlerësuar se ato ishin në interes të marrëdhënieve të mira midis dy vendeve.
Z.Thaçi uroi kryetarin Gjeloshaj për fitoren dhe i dëshiroi sukses në ndërtimin e institucioneve e që do të jenë në shërbim të banorëve.
Në fund z.Gjeloshaj, falëndëroi z.Thaçi për angazhimin e tij personal dhe kontributin që Kosova ka dhënë dekada me rradhë për Malësinë dhe shqiptarët në Mal të Zi!
“Në Tuz e takova kryetarin e parë të komunës së re, Nikë Gjeloshaj. Kryetarin Gjeloshaj e urova për fitoren në zgjedhje dhe i dëshirova suksese në detyrën e madhe për ndërtimin e institucioneve, që do të punojnë për të gjithë tuzjanët”, ka shkruar Hashim Thaçi.
“Kënaqësi e veçantë që takova mikun tonë, Presidentin e Republikës së Kosovës, Z.Hashim Thaçin!
Ishte një takim vëllazëror, ku diskutuam për shumë çështje të rëndësishme për të dy vendet!
Falenderova Z.Thaçi për angazhimin e tij personal dhe kontributin që Kosova ka dhënë dekada me radhë për Malësinë dhe shqiptarët në Mal të Zi”, ka shkruar Nik Gjeloshaj.
Thaçi përmes një statusi në “Facebook” shprehet:
Në Tuz, rrugës për në Budvë, e takova kryetarin e parë të komunës së re, Nikë Gjeloshaj. Kryetarin Gjeloshaj e urova për fitoren në zgjedhje dhe i dëshirova suksese në detyrën e madhe për ndërtimin e institucioneve, që do të punojnë për të gjithë tuzjanët. HTH