Prof. Dr. Naser Ferri, arkeolog, Këshilltar shkencor në Degën e Historisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe nip i herojit kombëtar mbarëshqiptar Jakup Ferri.
Prof.dr. Naser Ferri u lind në Pejë më 12 janar 1955. Arsimin fillor dhe të mesëm i kreu në Pejë, kurse studimet universitare me suksese të shkëlqyeshëm në Zagreb – Dega e arkeologjisë e Fakultetit Filozofik (1978) ku i kreu edhe studimet pasdiplomike të magjistraturës më 1987. Tezën e disertacionit e mbrojti më 1997. Më 1979 filloi punën në Institutin Albanologjik në Prishtinë, fillimisht si asistent, kurse që nga viti 2003 ka titullin Këshilltar shkencor. Gjatë periudhës 1996-2002 ishte udhëheqës i Degës së Historisë të IAP, ndërsa gjatë vitit 1999 kreu edhe detyrën e drejtorit të Muzeut të Kosovës në Prishtinë.
Që nga viti 1998 ishte i angazhuar si mësimdhënës i jashtëm në Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë, ndërsa nga viti 2001 edhe në Degën e Etnologjisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, ndër themeluesit i së cilës ishte edhe vetë. Më 2004 u zgjodh Profesor i rregulltë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës për lëndët:Mitologji dhe Histori e Etnologjisë. Gjatë viteve 2008-2010 ka punuar edhe në Fakultetin e Edukimit (Gjilan, Gjakovë), ndërsa prej vitit 2010 deri në vitin 2015 ka ligjëruar në Fakultetin e Filologjisë të UP-së në Prishtinë dhe në Gjakovë.
Qëndrime specializuese e hulumtuese ka realizuar më 1984/5 në Rome, Itali si bursist i Qeverisë Italiane, më 1986- Rome, Itali si bursist i Qeverisë Italiane, më1987-Mynih, Gjermani me mjete vetanake,1990/1- Rome, Itali si bursist i Qeverisë Italiane, më 2000- Budapest, Hungari, me përkrahjen e Fondacionit Soros, më 2010- Lubjanë, Slloveni, me përkrahje të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Sllovenisë (SAZU).
Ka marrë pjesë me kumtesa në një numër të madh konferencash e simpoziumesh ndërkombëtare jashtë Kosovës (1983-Zhallec, Slloveni, 1986- Pullë, Kroaci,1989-Bled, Slloveni, 2004-Zagreb,Kroaci, 2004-Tiranë, Shqipëri, 2005-Pullë,Kroaci, 2005-Split, Kroaci 2006-Pullë, Kroaci, 2007-Pullë, Kroaci, 2008-Pullë,Kroaci, 2009-Split,Kroaci, 2010-Pullë, Kroaci, 2010- Poreç, Kroaci, 2011-Pullë, Kroaci, 2012-Lubjanë, Slloveni, 2012-Pullë, Kroaci,2013-Ferrara, Itali, 2013-Caransebes, Romani, 2013-Pullë, Kroaci,2014-Zagreb, Kroaci, 2014- Doha, Qatar, Caransebeş (Rumani) 2016 dhe në Kosovë (Prishtinë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë).
Në vitin 2010 i ka mbajt një cikël ligjëratash ne Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Sllovenisë në Lubjanë, ndërsa në vitin 2014 ka mbajt një cikël ligjeratsh në Universitetin e Zagrebit(Kroaci),
Pos gjuhës shqipe njeh gjuhët: italiane, kroate dhe angleze.
Prof.dr. Naser Ferri merret me arkeologji, histori antike, histori të ilirëve, epigrafi latine, mitologji, etnoarkeologji dhe histori të artit.
Është anëtar i rregulltë i Shoqatës së Arkeologëve të Sllovenisë (SAD).
Profesor Ferri është autor i i katër veprave monografike:” Statusi shoqëror-ekonomik i të liruarve në provincën romake Moesia Superior”, Social and Economic status of Freedmen in the Roman province Upper Moesia, IAP, Prishtinë1996; “Monumentet e ushtrisë romake në Mezi të Epërme”, Military monuments of Roman perion in Upper Moesia, Dukagjini Pejë 2001, Mythologia Viva-Mitologjia e gjallë, Instituti Albanologjik i P,rishtinës 2012 , Živa mitologija-Living Mythology (botuar nga Qeveria e Republikës së Kroacisë dhe promovuar në Zagreb, Rijekë e Pulla të Kroacisë) i dhe i dhjeta punimeve shkencore të botuara në revista shkencore jashtë Kosovës dhe në vend (një pjesë e madhe e tyre me recensione ndërkombëtare).