Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Serbia “preket” që Kroacia, Shqipëria dhe Kosova u bënë aleate: Shqetësuese, s’na konsultuan, ne garantojmë paqen

Kosova, Shqipëria e Kroacia sot kanë nënshkruar Deklaratën e Bashkëpunimit Trepalësh Ushtarak. Kryeministri Albin Kurti Kurti, deklaratën më lartë e ka cilësuar si hap jashtëzakonisht të rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon. Por, reagim i ashpër ka ardhë nga Ministria e Jashtme e Serbisë duke u shprehur se do të kërkojë përgjegjësi nga Kroacia e Shqipëria.

Në reagimin e bërë në rrjetin “X”, MPJ e Serbisë thotë “do t’u dërgojë një kërkesë urgjente Ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Shqipërisë për një shpjegim të detajuar në lidhje me nënshkrimin e memorandumit trepalësh për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes”.

Tutje, kjo ministri e quan Serbinë si “garantues të paqes dhe neutralitetit ushtarak në Ballkan”, dhe kërkon përgjigje për natyrën dhe qëllimet e këtij bashkëpunimi të sigurisë.

“Është veçanërisht shqetësues fakti që kjo aleancë ushtarake po krijohet pa konsultim me Beogradin…. që paraqet kërcënim për sigurinë për popullin serb dhe mbarë rajonin”, thuhet në reagim.

Reagimi i Serbisë:

Exit mobile version