Site icon PLAVA E GUCIA SOT

SHIKO NGA MAJA E ROSIT Nëse shkon në Vuthaj, dil…

SHIKO NGA MAJA E ROSIT

Nëse shkon në Vuthaj, dil në bjeshkë të Gjonit
Mbi rrasë të vrrinit, aty para d’banit,
E kam të shkruar emrin në një rrasë guri.
Pak më lartë është varri i Cuf Sokolit,
Që pabesisht u vra në dalje të Romanit,
Nga spiunazha e forcat e errta të Milanit.
Dil dhe shiko nga maja më e lartë e Rosit,
Shiko Dragobinë e shpellën e Bajram Currit,
Shiko vendbanimet e nipave të gjyshit tim,
Shiko Kolgecajt Shtëpin e Shpen Bajrushit,
Shiko Grinë e Brahim dhe Çelë Shabanit,
Shiko Margegajt e Curran Shabanit,
Shiko shtëpinë e Idriz Rexhës t’Rragamit,
Shiko Koçanajt aty janë, dajët e Babait,
Shiko Kollatën, Vranicën e Qafën e Borit,
Shiko malet e Trokuzit, e Lugun e Vocit,
Shiko Valbonën, Çeremin, Livadhet e Gjarprit,
Aty ku u lindë baba në një d’banë gardhi,
Shiko Gurin e Gjonbalës e kufirin e lashtë,
Shiko gerdhata të thepisura kreshtëbardhë,
Shiko pyje të dendura, me pisha e gjelbërim,
Shiko shkëmbinjtë e lartë të mbushur me hartinë,
Shiko Majën e Çame të Pejës e Komlemin,
Që ortegjet teposhtë rrokullisen tërë dimrit.
Shiko Mullavcin, Vranicën dhe Qafën e Sylbicës,
Me kroje të shumta dhe aromë të boronicës,
Shiko piramidat shtetërore që e ndanin kufirin,
Me dekada thellë në palcë e futnin frikën,
Kufi që ndau vëllain me vëlla e nënën me çikë,
Ndau babën me djalë e mikun me mik,
Motrat pa u parë qanin natë e ditë,
Për pesëdhjetë vite nuk ju terën sytë.
Shiko Vuthajt, perlën e alpeve shqiptare,
Me bjeshkë të larta, fusha, kodra e kroje,
Me kulla të gurit që ishin simbol i rezistencës,
Me lumin e kaltër që i kalon fshatit përmes,
Me male të larta e të bukura, kreshtamprehtë,
Ku shqiponjat me kthetra të fortë kanë foletë,
Shiko krojet e pashës, që shkruhet në histori,
Shiko Limin dhe tokën e përgjakur në Nokshiq,
Shiko Vermoshin e Prek Calit, Vukël e Nikç,
Tërë jetën në vijën e frontit në lufë me armiq,
Shiko Çakorrin, Valin, Vizitor e Zeletinë,
Shiko varret e të pushkatuarëve në Qafë Previ,
Shiko dy malësitë që padrejtësisht i ndanë një kufi.

shkruar nga:HASAN GJONBALAJ

P.S
Maja e Rosit gjendet ne gjiun e Alpeve Shqiptare është na lartës mbidetare prej 2524 m dhe ka nje pamje impozante.
Maja e Rosit është afër bjeshkës se Romanit te Vuthajve gjersa nga ana e kufirit shqiptaro-shqipatr është afër Valbonës

(redaksi e Faqes Plave Guci)

Exit mobile version