Me fat viti i ri shkollor 2025/2026!
Suksese të shumta për nxënësit dhe kolegët mësimdhënës!
Sot, shkolla fillore në gjuhën shqipe në Dacaj të Rozhajës hapi dyert për nxënësit e klasës së parë dhe për fëmijët e mësimit parashkollor.
Stafi pedagogjik është i kompletuar dhe i pajisur me shumë vullnet e përkushtim për mësimdhënie. Urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbarë, i frytshëm dhe i mbushur me arritje për të gjithë.
Ky lajm i gëzueshëm përcillet nga mësimdhënësi i kësaj shkolle dhe aktivisti i shquar i çështjes kombëtare, z. Ali Daci, i cili uron që:
“Nxënësit të mësojnë me përkushtim e dashuri për dijen, prindërit të jenë gjithmonë mbështetje për fëmijët e tyre, ndërsa ne mësimdhënësit do të japim më të mirën për edukimin e brezave të ardhshëm.”
Rëndësia e shkollës shqipe në Dacaj
Shkolla shqipe në Dacaj për dekada me radhë ka qenë një vatër e rëndësishme e ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar në trevën e Rozhajës. Ajo nuk është thjesht një institucion arsimor, por një simbol i përpjekjeve dhe sakrificave për ruajtjen e arsimit në gjuhën amtare. Çdo vit i ri shkollor është një dëshmi se brezat e rinj do të rriten me dijen dhe dashurinë për kombin.
/Plava e Gucia Sot

