Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Tragjedi në Athinë: Tre shqiptarë mes gjashtë viktimave të shpërthimit, humbin jetën motër e vëlla dhe bashkëshortja e njërit prej tyre, të gjithë jetonin ne New York

ATHINË – Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në kryeqytetin grek. Tre persona me origjinë shqiptare raportohet se janë mes gjashtë viktimave të shpërthimit të fuqishëm në lagjen historike Plaka të Athinës.

Sipas raportimeve të mediave, viktimat shqiptare janë Florin Hoxha, motra e tij Florida Hoxha dhe bashkëshortja e Florinit, Eris Cani.

Ata jetonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndodheshin në Greqi për pushime.

Në mesin e viktimave është edhe Ian Alexander Kirkpatrick, bashkëshorti i Floridës.

Screenshot

Florin Hoxha dhe bashkëshortja e tij prisnin të bëheshin prindër

Sipas raportimeve të mediave greke, Eris Cani ishte në muajt e parë të shtatzënisë. Katër turistët po qëndronin në një apartament të marrë me qira në ndërtesën ku ndodhi shpërthimi.

Autoritetet greke vazhdojnë hetimet

Ekipet e shpëtimit punuan mes rrënojave për gjetjen dhe nxjerrjen e viktimave.

Autoritetet greke po hetojnë shkakun e shpërthimit. Rrjedhja e gazit është përmendur si një nga pistat e mundshme.

Plava e Gucia Sot u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave.

Exit mobile version