TUZI BËHET KOMUNË ME TË DREJTA TË PLOTA
Parlamenti i Malit të Zi, në një votim historik për shqiptarët atje, ka votuar pasditen e së enjtes për shpalljen e Tuzit, komunë me të drejta të plota. Ishte një e drejtë që shqiptarët e Tuzit e
kërkonin prej 27 vitesh dhe që u ishte mohuar.