Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Zgjedhjet në Ulqin: Partitë shqiptare kanë numrat për të qeverisur Ulqinin, ja mandatet

Ulqin 4 Shkurt 2018
Në Ulqin sot u mbajten zgjedhjet lokale për Parlementin lokale të këtij qyteti. Në këto zgjedhje morën pjesë 62,75% e qytetarëve me të drejtë vote apo 12 499 votues.

Qendra për monitoring CEMI ka dalur me rezultatet e para preliminare pas numërimit votave në  të gjitha qendrat e votimit.

Nga këto shifra mund të shihet qartë se subjektet shqiptare, FORCA – me 9 këshilltarë, koalicioni ”Zgjohu Ulqin” me 7 dhe UDSH me 3 këshiltare kanë shumicën prej 19 këshilltarëve nga 33 sa ka Parlamenti i Ulqinit. Pra, subjektet shqiptare mund të formojnë qeverinë pa ndihmen e DPS-it me të cilin ishin në pushtet deri tani. Nëse kësaj i shtojmë edhe 2 këshilltarët e URA-së së Dritan Abazoviqit i cili që gjatë fushatës ka shprehur hapur dëshirën që të ju ndihmojnë subjekteve shqiptare atëhere kemi të bëjmë me një situatë shumë të qartë.

Rezultatet e paraqitura janë si më poshtë.

SD e Malit të Zi – 3 mandate

Unioni Demokratik i Shqiptarëve –  3 mandate

Partia Boshnjake – 0 mandate

Demokratet e Malit të Zi – 0 mandate

Forca – 9 mandate

SNP dhe Demokratski Front – 0 mandate

SDP – 0 mandate

Partia Demokratike, Perspektiva dhe LD në MZ – 7 mandate

URA – 2 mandate

DPS – 9 mandate

Exit mobile version