Shumë qytetarë u mblodhën në Sheshin e Pavarësisë në Podgoricë në një tubim siç e quajtën veten organizatat patriotike malazeze.
Policia nuk tha nëse është lejuar ky tubim dhe cilat janë organizatat patriotike që qëndrojnë pas këtij organizimi.
Ftesë për dalje në këtë tubim ka bërë Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit malazez, Millo Gjukanoviq, përmes platformave zyrtare të partisë.
Ky tubim u mbajt nën parullën “Ne nuk do ta japim shtetin”.