Vështrim nga Refik Hasani Gjilani , është qendër më e madhe e Rajonit të Anamoravës, që përfshin Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, njëkohësisht është një trekëndësh kufitar, në këtë rast Anamorava kufizohet me Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, por edhe me Kumanovë e Likovë. Edhe në këtë rast është TREKËNDËSH, në dy anët e kufirit të këtyre tri shteteve, shumicën e përbëjm ne SHQIPTARËT. Rajoni i Anamoravës si një trekëndësh kufitar, jo vetëm ka mundësi, por ka obligim të krijoj lidhje të qëndrueshme në baza reciproke, standarde dhe…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Studim monografik etnokulturor me rëndësi të shumëfishtë
Gazetari, publicisti dhe studiuesi Gjekë Gjonaj ka botuar së fundi librin “Trieshi –tradita dhe trashëgimia ”, një studim monografik etnokulturor që vjen si dhuratë e autorit për vendlindjen e tij, por njëkohësisht edhe shlyerje e një “borxhi” moral. Sepse siç thotë ai në hyrje, “ky libër nuk lindi thjesht si rezultat i një pune kërkimore apo si një projekt akademik formal, por si një thirrje e brendshme dhe morale për të mos lejuar që kujtesa historike dhe kulturore e Trieshit të zbehet me kalimin e kohës”.Libri trajton aspekte të ndryshme…
Lexo më shumëTakimi i katërt i Gjeneratës 1978–1979NJË DITË KUJTIMI DHE MIRËNJOHJEJE
Më pas fjalën e mori Zymer Gjonbalaj, profesor i kimisë, i cili, ashtu si në takimet e mëparshme, kishte ardhur posaçërisht nga New Yorku për t’iu bashkuar shokëve të gjeneratës. Ai solli edhe surprizën më të bukur të këtij takimi: kapele të kuqe me mbishkrimin “KLASA 78/79”, një dhuratë e përgatitur me shumë dashuri nga vajza e tij, Dritë Gjonbalaj, shoqet dhe shokët e babait të saj.Ky gjest fisnik krijoi një atmosferë të veçantë. Kur të gjithë pjesëmarrësit vendosën kapelet në kokë, salla u mbush me ngjyra, buzëqeshje dhe krenari.…
Lexo më shumëTomë Kolë Berishaj me librin e ri “Shqiptarët përballë asimilimit dhe humbjes së identitetit”
Nga Gjekë Gjonaj Pak kohë më parë u botua libri “Shqiptarët përballë asimilimit dhe humbjes së identitetit” i autorit Tomë Kolë Berishaj, në të cilin ai përpiqet të trajtojë dhe analizojë disa nga proceset më të dhimbshme historike që kanë ndikuar drejtpërdrejt në fatin e shqiptarëve ndër shekuj. Lëndën e shtjelluar autori e ka ndarë në pesë kapituj. Në kapitullin e parë, “Asimilimi i shqiptarëve”, trajtohen format dhe mënyrat e ndryshme të asimilimit të shqiptarëve gjatë shekujve, si dhe faktorët historikë, politikë e shoqërorë që ndikuan në ndryshimin e strukturës fetare dhe shoqërore të…
Lexo më shumëDEKLARATË PUBLIKE E BORDIT DREJTUES TË LIGËS QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE MBI SITUATËN NË SHQIPËRI
Për më shumë se tri dekada, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQShA), nën udhëheqjen e Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi – mbrojtës të kahershëm të të drejtave njerëzore dhe kombëtare të popullit shqiptar – ka qëndruar e palëkundur në misionin e saj për të promovuar demokracinë, për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të avancuar interesat e shqiptarëve kudo që jetojnë. LQShA qëndron fuqimisht në mbështetje të udhëheqësve dhe zyrtarëve publikë që mbrojnë interesat kombëtare shqiptare dhe kundërshton ata, veprimet e të cilëve i dëmtojnë këto interesa. Gjatë gjithë…
Lexo më shumë