Site icon PLAVA E GUCIA SOT

15 komuna në Mal të Zi me rritje negative të popullsisë. Gucia në minus 7%

Në Mal të Zi, në fund të nëntorit të vitit të kaluar, shtimi natyror negativ arriti në minus 132, çka do të thotë se numri i vdekjeve ishte më i lartë se numri i foshnjave të lindura, sipas të dhënave të Monstat, të cilat u publikuan ditën e djeshme.

Statistikat negative janë të pranishme në Andrijevicë (-43), Tivar (-47), Berane (-88), Bijelo Polje (-70), Cetinë (-91), Danillovgrad (-26), Guci (-7), Herceg Novi (-55), Kollashin (-64), Kotorr (-69), Mojkovac (-79), Petnjicë (-19), Pluzhinë (-30), Shavnik (-22) dhe Zhabljak (-24).

Në Ulqin shtimi natyror është zero, sepse numri i të vdekurve dhe lindjeve është i barabartë, nga 208.

Statistikat tregojnë se deri në fund të nëntorit të vitit të kaluar kanë lindur 6348 foshnje, prej tyre 3287 djem dhe 3061 vajza. Nga ana tjetër, kanë vdekur 6480 persona, prej të cilëve 3369 meshkuj dhe 3111 femra.

Exit mobile version