Edith Durham 1863-1944
(Në 160-vjetorin e lindjes)
Ngjarjet e zhvilluara gjatë periudhës së lavdishme të RilindjësKombëtare Shqiptare kanë zgjuar kurreshtjen e personaliteteve të huaja për të vizituar viset shqiptare.Trajtimi i çështjeve përkatëse për shqiptarët dhe Shqipërinëishin në qendër të vëmendjes së artikujve dhe botimeve të tyrenë qendrat e ndryshme evropiane. Falë angazhimit të tyre botaevropiane u senzibilizua dukshëm për çështjen shqiptare jo siçështje ballkanike por evropiane.
Nga plejada e atyre personaliteteve që vizituan shqiptarët dheShqipërinë nuk ka dilemë së vend nderi zë anglezja zonjaEdith Durhami (1863-1944). Ajo ishte një udhëtare, artiste, publiciste, shkrimtare dhe një antropologe e njohur në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX.
Nail Draga
Edith Durhami ishte më e madhja nga 8 fëmijët. Babai i sajArthur Eduard Durham ishte një kirurg i njohur në Londër.Edukimin e mori në mënyrë private dhe nga mosha e re shfaqitalent në art, duke i bërë të mundur pjesëmarrjen nëAkademinë Mbretërore të Arteve. Por, jeta e saj kishte sfida tëmëdha , sepse pas vdekjes së babait asaj iu desh të kujdesejvite më radhë për nënën e sëmurë. E këshilluar nga mjekët nëmoshën 37 vjeçare, ajo ndërmori një pushim jashtë vendit përt’u qetësuar e relaksuar. Nga Triesta me një anije të Llojditaustriak gjatë Adriatikut udhtoi për në Kotor, duke u sistemuar përfundimisht në Cetinë të Malit të Zi, në gusht tëvitit 1900. Ishte pikërisht ky udhtim, shkruan më vonëDurham ”kur zura për herë të parë një fill të lëmshit ballkanik, pa kuptuar se sa thellë do të ngatërrohesha më vonë dhe, aqmë pak, se si ky lëmsh do të mplekste më në fund të gjithëbotën”.
Vizita e parë në Shqipëri
Pas qëndrimit disamujor këtu, ajo në vitin 1901, viziton përherë të parë Shqipërinë, dhe shkruan se “ u mahnita ngaenergjia dhe origjinaliteti i popullit shqiptar”. Këtu u vendosnë qytetin e Shkodrës, ku më pas do të shkruante se“Shkodramë bëri për vete. Kish ngjyrë, jetë, art. Banorët ishin miqësorëdhe të aftë dhe nuk e kalonin kohën duke pirë raki apo duke u sorollatur poshtë e përpjetë rrugëve, si në Cetinë. Kishte mbivete diçka të njerëzishme”.
Këtu u vendos në shtëpinë e Mark Shantojës i cili më pas u bëshoqëruesi i saj në udhëtimet në viset e Veriut shqiptar. Gjatëkëtyre udhtimeve ajo mblodhi dhe shënoi ngjarjet dhehistortitë dhe fotografoi nga afër pothuaj çdo aspekt të jetës nëfshatrat malore, duke grumbulluar një arkiv të pasur ngatrashëgimia kulturore shqiptare.
E përkushtuar për çështjen shqiptare
Pas Luftës së Parë Botërore ajo u kthye në Londër, ndërsa nëvitin 1918 u bë sekretarja e Shoqatës Angli-Shqipëri, themeluar më parë nga Aubrey Herbert në Londër, e cilambronte të drejtat e shqiptarëve. Përpjekjet e saja më pas ishin në atë që Shqipëria të njihej nga Lidhja e Kombëve nëvitin 1920. Si mike e dëshmuar e shqiptarëve deri në vdekje i qëndroi besnike kauzës shqiptare. Kur Shqipëria u pushtuanga fashistat italianë në vitin 1939, edhe pse ishte 76 vjeçaredoli në rrugët e Londrës duke mbajtur në duar pankartën kushkruhej “Larg duart nga Shqipëria”. Vdiq në Londër në moshën 81 vjeçare, me 15 nëntor 1944.
Në saje të shkrimeve publicistike dhe botimeve të veçanta ajomori një famë të madhe. Gjatë punës së vet prej një çerekshekulli, ajo lexuesit anglez i pat dhuruar këto vepra: “Nëpërtokat e serbëve” (1904). “Brenga e Ballkanit” (1905), “Shqipëria e Epërme” (1909), “Lufta për Shkodrën” (1914), “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike” (1920) dhe “Përfiset, ligjet e zakonet e ballkanasve” (1928) etj.
Nga opusi i saj botues gjashtë libra trajtojnë pothuaj tërësishtçështjen shqiptare. Madje botimet e saja edhe sot e kësaj ditejanë një udhërrëfyes i mirë i kulturës dhe trashëgimisëkulturore të malësorëve në veçanti e Shqipërisë Veriore nëpërgjithësi.
Ndonëse ajo u paraqit rastësisht në këtë regjion, ajo çështjeveballkanike në përgjithësi, e atyre shqiptare në veçanti, iu qasme një pasion e objektivitet të rrallë, duke dhënë përfundimetë qëndrueshme shkencore.
Duke lexuar veprat e Durhamit shqiptarët dhe të huajt do tëmësojnë shumë të vërteta nga historia e tyre, më shumë tëdhëna për kombin, për trashëgëminë kulturore, për qëndrimete sjelljet e fqinjëve dhe Fuqive të Mëdha në fillim të shek. XX. Si të tilla ata janë referenca të domosdoshme përstudiuesit e profileve të ndryshme shkencore.
Pasi në mënyrë të përafërt u njoh me popullin tonë ajo u bë, jovetëm dashamire e shpirtit dhe e kulturës së tij, jo vetëm njëpërshkruese dhe studiuese e traditave dhe e ngjarjeve të tij, jovetëm një zëdhënëse e të drejtave legjitime të popullitshqiptar, por edhe pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë e ngjarjeve sikroniste besnike e tyre, me një fjalë u bë një luftëtare e denjëe çështjes shqiptare.
Me qëllime të caktuara për të nënvlerësuar krijimtarinë e sajdisa pseudoshkencëtarë e quajnë atë si shqiptarofile e me epitete të tjera nga i vetmi mëkat që “kishte” sepse ushqentesimpati e ndjenja të sinqerta ndaj popullit shqiptar duke u vënënë mbrojtje të së vërtetës dhe të kauzës shqiptare. Ajo vërtetishte pro-shqiptare por nuk ishte armiqësore me popujt serb emalazez, por ishte kundër politikës së tyre pushtuese ndajtrojeve shqiptare. Sa ishte gjallë epiteteve të tilla kurrë nuk iupërgjigj, përkundrazi, miqësinë me popullin shqiptar e konsideronte një fat të madh, që e bënte krenare dhe të lumtur. Rrallë mund të gjenden raste analoge të një përkushtimi të tillëndaj fateve të një populli mik.
Intelektuale e guximshme
Edith Durhami ishte parimore e mbi të gjitha guximtare. Ajo nuk kishte paragjykime ndaj popujve të tjerë ballkanikë, por i gjykonte çështjet më drejtësi. Por, duke qëndruar dhe hulumtuar në regjionin e Ballkanit i cili popullohej nga sllavët dhe shqiptarët arriti të kuptonte shumë mirë intrigat, prapaskenat dhe veprimet djallëzore të serbëve dhe malazezëve ndaj shqiptarëve.
Pikërisht duke qenë dëshmitare okulare e skenave kriminale edhe pse ishte dekoruar nga knjazi i Malit të Zi Nikolla në vitin 1907, duke parë veprimet dhe krimet e ushtrisë së tij ndaj shqiptarëve në vitet 1912/13 dhe luftërat e tyre pushtuese në viset shqiptare, pati guximin për t’ia kthyer dekoratën. Ishte ky një guxim i rrallë dhe veprim dinjitoz i një personaliteti me karakter që duhet t’ia kenë pasur zili të tjerët, në atë kohë por edhe më vonë.
Duke parë angazhimin dhe kontributin e saj në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare, Mit’hat Frashëri, që në vitin 1914 në gazetën “Liri e Shqipërisë” shkruante: “Miss Durhamit, shkrimtares angleze, duhet t’i shprehim mirënjohjen më të madhe dhe t’i blejmë një penë të florinjtë për të mirat që ka bërë ndaj Shqipërisë”.
Dekorohet nga Mbreti i Shqiptarëve
Angazhimi i saj personal ndaj çështjës shqiptare është vlerësuar nga Mbreti i Shqiptarëve ZOGU I i cili e ka dekoruar më Urdhërin e Skënderbeut, me dekretin e datës 28. 12. 1928, që është publikuar në Fletorën zyrtare nr. 1 të datës 9 janar 1929.
Pas rënies së diktaturës dhe miratimit të pluralizmit në Shqipëri nga viti 1992 e më pas, në Shqipëri kanë filluar të botohen veprat e Edit Durhamit, të plota pa censurë si në kohën e diktaturës. Duhet cekur me ketë rast punën plot pasion e profesionalizëm të Shtëpive botuese si ARGETA –LMG, Camaj-Pipaj, Arbëria, Dituria etj. në botimin e veprave të Durhamit të plota të përkthyera në shqip.
Botime kushtuar Durhamit
Veprimtaria e saj hulumtuese e botuese ka qenë nxitje nga autoritete të ndryshme shkencore e kulturore, ku i janë kushtuar artikuj, studime e botime të veçanta. Gamës së këtyre botimeve bëjnë pjesë: Afrim Q.Karagjozi, Mary Edith Durham,Tiranë, 2012, Medina Çoba, Mary Edith Durham dhe shqiptarët, Tetovë, 2014,Marcus Tanner, Mbtertërësha e Malësisë-Edith Durham dhe Ballkani, Prishtinë, 2017 etj.
Duke analizuar jetën dhe veprimtarinë e zonjës Durham del qartë se ajo ishte grua e fortë, me kurajë, energjike, e dhënë pas aventurës, të shkruarit dhe pikturës. Pra, ishte një grua ndryshe nga të tjerat. Në vend të jetës së qetë dhe angazhimeve artistike ajo zgjodhi të kundërtën, sepse jeta e saj nga koha kur la Anglinë, mori tjetër kthesë. Për 20 vite ajo udhtoi në Ballkan. Punoi duke mbledhur material, shkruar e pikturuar. Mblodhi foklorin dhe trashëgiminë kulturore të zonave ku qendroi. Ajo iu përkushtua tërësisht çështjes shqiptare. Kudo ku qëndroi në viset shqiptare u mirëprit nga malësorët shqiptarë duke mos pasur asnjë keqtrajtim edhe pse ishte një femër e vetme, andaj me të drejtë e quajtën me titullin honorifik “Mbretëresha e Malësorëve”.
Në ditët e sotme dokumentet e saj mbahen në Muzeumin e njerëzimit (Museum of Mankind) dhe Instituti Mbretëror Antropolgjik (The Royal Anthropological Institute) në Londër, ndërsa koleksioni me bizhuteri të grumbulluara në Ballkan ndodhen në Muzeumin e Oksfordit dhe atë të Halifaksit. Po ashtu edhe Muzeumi Banfield ka një monstër prezentative rreth jetës dhe veprimtarisë së saj.
Shtatorja që mungon në Shkodër
Në nderim të emrit të saj në Shqipëri, përkatësisht në Tiranë, Shkodër e Koplik, emrin e saj e mbajnë rrugë, shkolla dhe një subjekt kulturor. Por për mbeshtetjen që i ka dhënë popullit shqiptar jam i mendimit se ajo meriton që në Shkodër t’i vendoset jo busti por një shtatore monumentale. Mbetet në nderin e bashkisë së këtij qyteti që të marrin një nismë të tillë, sepse duke nderuar zonjën Durham nderojmë vet veten
Pamje nga Ulqini punuar nga Edith Durham(1908)
Në Ulqin një rrugë më emrin e saj
Pasi ajo ishte e pranishme edhe në Ulqin, ku në shkrimet e saja disa herë e ka trajtuar edhe Ulqinin, madje ka pikturuar edhe një rrugë në këtë qytet në drejtim të Ranës e Kalasë, ka qenë motiv i mjaftueshëm që një rrugë të emërtohet me emrin e saj, propozim që është miratuar nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit më 20.7 2015. Ishte ky një kontribut modest i yni, për të nderuar jetën dhe veprimtarinë e saj, si veprohet kudo në mjediset e qytetëruara.
Përfundim
Dhe në fund më rastin e 160-vjetorit të lindjës së saj ky shkrim kushtuar zonjës Edith Durham le të jetë një homazh për këtë antropologe të shquar sepse ajo meriton të nderohet dhe përkujtohet në çdo kohë, me e pa shkas, sepse vepra e saj shumëdimensionale dëshmon përkushtimin jetësor ndaj kauzës kombëtare shqiptare dhe si e tillë meriton plotësisht mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve.
(Nentor 2023)