Me 11 dhe 18 korrikut,1995 gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, u krye akti i gjenocidit ne qytetin e rrethuar të Srebrenicës.
Tragjedia që u mori jetën 8300 personave, ishte një ndër pjesët më të errëta të historisë së kohëve të fundit në Evropë.
Në ato ditë, trupat serbo çetnike të udhëhequra nga gjenerali famëkeq dhe kriminel lufte, Ratko Mlladiq, hynë në Srebrenicë dhe masakruan popullsinë civile boshnjake. 8300 të vdekur është bilanci zyrtar, por banorë të Srebrenicës, të mbijetuar nga masakra, deklarojnë se viktimat mund të jenë më shumë se 10 mijë.
Portali “Plava e Gucia Sot” dhe popullata e Plavë Gucisë përkujtojnë me dhimbje këtë datë të rëndë në historinë e Ballkanit dhe Evropës, këtë dite ku shteti fashist serb në mënyrën ma mizore kreu këtë krim të tmerrshëm dhe akt gjenocidal.
/Plava e Gucia Sot