Ditëve të fundit në rrjetin social facebook është shpërndarë iniciativa për kremtimin e 30 Vjetorit të SHKA Maja e Karanfilit.
Në këtë Ftesë publike për pjesëmarrje të publikuar te ish anëtari i SHKA, Maja e Karanfilit zt Beqir A Dedushaj ndër të tjera thuhet:
Të dashur bashkëvendës, shumë të respektuar dhe të çmuar anëtar të Ri e të Vjetër të SHKA Maja e Karanfilit:
Vitet po ikin shpejt, dhe u bënë mase 30 Vite kur në Plavë Guci filloj të jehoj fuqishëm zëri i rinis tonë në SHKA Maja e Karanfilit. Kjo Shoqëri Kulturore Artistike ishte pak më shumë së shoqëri, ishte gjallëri e vendlindjes, ishtë rezistencë ndaj shtypjes dhe presionit, ishte qëndresë e fort e të qenurit shqiptar autokton, dhe ishte ambasador i denjë i Plavë Gucisë në rrafshin mbarëkombëtar.
Një grup i anëtarëve të ditëve të para të SHKA Maja e Karanfilit dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim me anëtarët e të gjitha kohërave kemi vendosur që këtë verë 2018, më saktësisht me 31 Korrik 2018 të organizojmë 30 Vjetorin e Ribashkimit dhe Ritakimit, të vjetrit dhe të rinjtë e Shoqërisë tonë dhe si dikur të ushtojnë Majet dhe Bjeshkët tona nga zëri i ynë, të bashkuar si dikur bashkë dhe të pa ndarë, të na bashkoj kënga dhe vendlindja e jonë e dashur.
E pse jo dhe të sjellim kujtimet e rinis tonë dhe të vendlindjes me të gjithë, me ata qe i kemi në mërgim dhe në vendlindje po sikur shqiponja që afron në folën e vetë, bijtë dhe bijat e saj.
Mire u pafshim me 31 Korrik 2018 në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj
Aty ku u mbajt edhe tubimi i par në v.1988