Site icon PLAVA E GUCIA SOT

A po kërcënohet Dritan Abazoviq nga një klan mafioz?

Drejtoria e policisë në Mal të Zi do të ndërmarrë masa më të rrepta për ta konfirmuar nëse liderit të lëvizjes URA, Dritan Abazoviq, planifikon t’ia rrezikon jetën njëri nga shefat e një klani mafioz rajonal, shkruajnë mediat malazeze.

Ky institucion e ka konfirmuar për “Vijesti”,  ku Veselin Veljkoviq që udhëheq me këtë dikaster i është përgjigjur pyetjes nëse ka informacione që liderit të listës zgjedhor “e bardha në të zezë” i është rrezikuar jeta nga klani mafioz, brenda të cilit ishin dënuar shumë anëtar të saj – që janë akuzuar për vrasje dhe shitje të drogës.

Burime të “Vijesti” nga rajoni dhe Mali i Zi kanë marrë informacione që Abazoviq ishte cak i një grupi kriminal, kurse në polici thonë se këto të dhëna nuk i posedojnë.

“Bazuar në të dhënat që i disponojmë nga njësitë në terren, drejtoria e policisë nuk disponon një të dhënë të tillë sa i përket sigurisë së Dritan Abazoviqit dhe familjarëve të tij”, kanë bërë të ditur në policinë malazeze.

Ata theksojnë se do të kryejnë kontrolle tjera të detajuara lidhur me çështjen e ngritur nga Vijesti. Në anën tjetër, jo zyrtarisht nga URA bëjnë me dije se disponojnë një informacion të ngjashëm – që Abazoviq po kërcënohet nga lojtarët kryesor të krimit nga rajoni, dhe se në këtë rast është i përfshirë edhe një shtetas i Malit të Zi që jeton në Perëndim. 

Exit mobile version